12 November 2026, 19:50
Nga E.M

KOSOVË- Në fshatin Brod janë zbuluar mbetje mortore këtë të enjte, në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, gjatë kërkimeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur lajmin, duke theksuar se operacioni i kërkimit në këtë zonë kishte nisur më 6 nëntor 2026, pas marrjes së autorizimit përkatës gjyqësor.
Gjatë fazës së parë të kërkimeve, autoritetet nuk arritën të identifikonin vendndodhjen e varrit të dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite. Kërkimet u rifilluan më 12 nëntor, kur u bë i mundur zbulimi i mbetjeve mortore.
Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet e gjetura do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore, ndërsa identifikimi i mundshëm i tyre do të kryhet edhe përmes analizave të ADN-së.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht sektorit që merret me hetimin e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur. Procesi u mbështet edhe nga Prokuroria, përmes Departamentit për Krime Lufte.
Komisioni bëri të ditur se identifikimi i këtij lokacioni ishte rezultat i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me autoritetet kroate që merren me çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.
Një kontribut të rëndësishëm në këtë proces kanë dhënë edhe familjarët e personave të zhdukur, organizatat që përfaqësojnë familjet e tyre, si dhe qytetarët që kanë vënë në dispozicion informacione për vendndodhjen e dyshuar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin apo numrin e personave të cilëve mund t’u përkasin mbetjet e zbuluara. /Dosja.al
kosova
Aktualitet
12 November 2026, 19:24
E. D
pamjet
TIRANË- Tifozët kuq e zi kanë elektrizuar Kryeqytetin para nisjes së sfidës Shqipëri-Finlandë. Siç...
Aktualitet
12 November 2026, 18:59
E. D
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin në lidhje me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve ...
Aktualitet
12 November 2026, 18:56
E.M
SHKODËR- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës p&eum...
Aktualitet
12 November 2026, 18:53
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 15 të pandehurit e dosjes së tenderit për stu...
Aktualitet
12 November 2026, 18:29
E.M
TIRANË- Protesta studentore ka vijuar ashtu si çdo ditë edhe këtë të enjte duke shënuar në këtë mënyr&...
Aktualitet
12 November 2026, 18:21
E. D
Vendburimi i naftës në Gorisht do të kalojë në duart e një kompanie pa eksperiencë në fushën e prodhimit të n...
Aktualitet
12 November 2026, 18:08
E.M
LEZHË- Një 78-vjeçare me inicialet P. K. është aksidentuar në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë pasditën e...
Aktualitet
12 November 2026, 17:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se na...
Aktualitet
12 November 2026, 17:55
E.M
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se vendi pritet të përfshihet nga reshje mesatare dhe intensive në disa...
Aktualitet
12 November 2026, 17:40
E.M
SPANJË- Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luka Beqiraj, i njohur edhe si Kriols, është vrarë me armë zjarri dit&eu...