Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Policia i dëmtoi syrin gjatë protestave studentore, tifozët e Kombëtares përkrahin Erjon Vishkullin nga stadiumi me banderolën gjigande
Në banderolë shihet një sy i gjakosur, duke kujtuar edhe një herë dhunën barbare që ndodhi ndaj të rinjve në atë tubim.
12 November 2026, 20:57Nga E. D
TIRANË- Në nisje të ndeshjes Shqipëri- Finlandë, tifozët kuq e zi kanë shfaqur një banderolë gjigande në mbështetje të Erjon Vishkullit, i cili u qëllua gjatë portestë me plumb gome nga policia. Në banderolë shihet një sy i gjakosur, duke kujtuar edhe një herë dhunën barbare që ndodhi ndaj të rinjve në atë tubim.
I riu nga Elbasani u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthimet e fishekzjarrëve dhe thirrjet e protestuesve që kërkojnë ambulancën për të ndihmuar të plagosurin. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, për t’iu nënshtruar më pas ekspertizës. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar./Dosja.al