LIVE UPDATES
Bota

Përfundon dita e parë e bisedimeve Ukrainë-Rusi nën ndërmjetësimin e SHBA-së, Evropa kërkon rol

 Takimi i së martës në Abu Dabi ishte i pari ballë për ballë mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti. Bisedimet po zhvillohen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë i ka shtuar përpjekjet për ta zhbllokuar procesin e paqes në luftën më të madhe dhe më të përgjakshme tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

10 November 2026, 22:56 Nga E. D

Përfundon dita e parë e bisedimeve Ukrainë-Rusi nën

SHBA- Negociatorët ukrainas dhe rusë e përfunduan ditën e parë të bisedimeve dyditore, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, nuk dihet nëse është shënuar ndonjë përparim në këto bisedime.

Takimi i së martës në Abu Dabi ishte i pari ballë për ballë mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti. Bisedimet po zhvillohen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë i ka shtuar përpjekjet për ta zhbllokuar procesin e paqes në luftën më të madhe dhe më të përgjakshme tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili u takua me homologun e tij ukrainas në Paris, në kuadër të një takimi të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), i cilësoi bisedimet si “shumë frytdhënëse”.

“Ne mendojmë se formati trepalësh duhet t’i përfshijë përfundimisht edhe partnerët tanë evropianë në tryezën e bisedimeve, sepse edhe ata janë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi në planin afatgjatë”, tha ai.

Para takimeve, zyrtarët amerikanë shprehën optimizëm për mundësinë e arritjes së një përparimi thelbësor. I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, tha se në bisedime pritet të diskutohet edhe mënyra se si mund të shfrytëzohen institucionet ekzistuese evropiane për garantimin e sigurisë.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump dhe i dërguar amerikan në këtë proces, tha në fillim të takimit se Uashingtoni kishte “përafruar dallimet” drejt një “zgjidhjeje që shpresojmë t'i japë fund luftës”. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Zyrtarët rusë, megjithatë, nuk kanë dhënë asnjë shenjë se janë të gatshëm të heqin dorë nga kërkesat e tyre të ashpra, të cilat kanë qenë në tryezë qysh para se Kremlini të niste pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Delegacioni rus udhëhiqej nga Vladimir Medinsky, historian me pikëpamje revizioniste dhe ish-ministër i Kulturës, i cili, ndër të tjera, ka vënë në pikëpyetje historinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Në mesin e anëtarëve të tjerë të delegacionit ishin edhe zyrtarë të lartë të agjencive kryesore të inteligjencës ruse. Njëri prej tyre është akuzuar nga autoritetet ukrainase për komplotimin e vrasjes së një zyrtari ushtarak ukrainas.

Rustem Umerov, i cili udhëheq delegacionin e Ukrainës, tha se Kievi është i përqendruar në sigurimin e garancive të sigurisë dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Nuk është e qartë se çfarë do të nënkuptonte zgjerimi i negociatave për të përfshirë “institucionet ekzistuese evropiane të sigurisë”. Megjithatë, një nga kërkesat e Moskës ka qenë që Ukrainës t'i pamundësohet përgjithmonë anëtarësimi në NATO.

Nga ana tjetër, NATO-ja këmbëngul se asnjë shtet nuk duhet të ketë të drejtën e vetos ndaj aspiratave të një shteti tjetër për t'u anëtarësuar në të.

“Ideja për përcaktimin e parametrave të qartë për një arkitekturë të ardhshme të sigurisë dhe vetëm më pas kalimin te zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës është plotësisht e arsyeshme”, u tha gazetarëve në Moskë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ukraina gjithashtu ka kërkuar garanci sigurie nga partnerët perëndimorë, për t'u mbrojtur nga mundësia e një sulmi të ri rus pas përfundimit të luftës së tanishme.

Uashingtoni i ka kërkuar Moskës të pranojë garanci sigurie për Ukrainën, të modeluara sipas dy neneve kryesore të NATO-s. Njëri prej tyre përcakton se një sulm ndaj një anëtari të Aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve. 

Gjermania, Franca dhe Britania, të njohura si grupi E3, po marrin pjesë në proces, së bashku me Italinë, NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën. Megjithatë, konsultimet e tyre fillestare me përfaqësuesit amerikanë u zhvilluan veçmas nga negociatat trepalëshe me Rusinë.

Pavarësisht humbjeve tronditëse në njerëz, që vlerësohet se kanë tejkaluar 1.5 milion ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur, Kremlini ka vazhduar ofensivën për t’i arritur synimet e veta maksimaliste. Në fushëbetejë, autoritetet ruse synojnë të marrin nën kontroll të gjithë rajonin lindor të Donbasit, përfshirë edhe territoret që nuk i kontrollojnë.

Forcat ukrainase, të cilat po pësojnë gjithashtu humbje të mëdha, i kanë frenuar pothuajse plotësisht trupat ruse. Në disa zona, ato kanë rimarrë territore, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme forcave ruse. Ndërkohë, Rusia vazhdon të bombardojë qytetet dhe qytezat ukrainase pothuajse çdo ditë, duke shkatërruar infrastrukturën energjetike dhe të ngrohjes. Kjo po e rrit rrezikun që civilët ukrainas të përballen me një dimër jashtëzakonisht të vështirë./REL

lufta ukraine-rus

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin