10 November 2026, 21:03
Nga E.M

BRITANI- Në Britaninë e Madhe është arrestuar një ushtar i lartë i Ushtrisë Amerikane pasi dyshohej për përfshirje në vepra penale që lidhen me sigurinë kombëtare dhe Rusinë. Policia kundër Terrorizmit në Londër bëri të mundur arrestimin e 41-vjeçarit këtë të martë.
Ai dyshohet për shkelje të neneve 1 dhe 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2023, që lidhen me marrjen ose zbulimin e informacionit të mbrojtur dhe ndihmën ndaj një shërbimi të huaj inteligjence. Autoritetet kanë nisur kontrolle në dy ambiente në Gloucestershire.
Ushtari ishte i vendosur në kazermat Imjin në Innsworth, Gloucestershire, ku ndodhet selia e Korpusit Aleat të Reagimit të Shpejtë të NATO-s. Rëndësinë e operacionit e ka theksuar edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili e cilësoi arrestimin si një çështje serioze që lidhet me dyshime për spiunazh.
“Ky arrestim i rëndësishëm përfshin akuza për spiunazh, gjë që është shqetësimi më i madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, deklaroi Patel.
Zëvendësndihmëskomisionerja Vicki Evans, nga Policia Kundër Terrorizmit, e cilësoi arrestimin si të rëndësishëm, duke theksuar se hetimet vijojnë dhe se dyshimet janë serioze.
Ushtari ndodhet aktualisht në paraburgim në një komisariat në Londër. Në bazë të Aktit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2023, ai mund të mbahet deri në 14 ditë pa u ngritur zyrtarisht akuzë.
Gjenerali i brigadës Sean Stinchon, komandant i Komandës së Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane, paralajmëroi për rrezikun që paraqesin kërcënimet e brendshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që kanë akses në informacione sensitive./Dosja.al
Britani
Bota
10 November 2026, 20:19
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka propozuar presidentit të UFC-së, Dana White, të marrë postin e zëdhënësit të...
Bota
10 November 2026, 19:58
E.M
GUATEMALË- Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme bregdetin e Guatemalë...
Bota
10 November 2026, 18:17
E.M
BULLGARI- Pas aksidentit masiv në Bullgari ku 86 automjete, mes tyre makina dhe kamionë, janë përfshirë në përplasje t&...
Bota
10 November 2026, 18:06
E.M
FRANCË- Protestat në Francë janë shoqëruar me tensione të shumta mes forcave të policisë dhe protestuesve ndërsa j...
Bota
10 November 2026, 17:41
E.M
SHBA- NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 d...
Bota
10 November 2026, 16:45
E.M
KANADA- Vrapuesja kanadeze Stephanie Case ka hyrë në histori, pasi u bë gruaja e parë që përfundon një garë ultramarato...
Bota
10 November 2026, 15:50
E.M
IZRAEL- Ish-gjenerali i ushtrisë izraelite, Gandhi Eisenkot, ka pohuar synon të marrë drejtimin e vendit pas largimit nga pushteti të qever...
Bota
10 November 2026, 15:00
G.M
Vendi i ngjarjes
POLONI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet për sulmin e përgjakshëm në Krakov të Poloni...
Bota
10 November 2026, 14:46
G.M
Donald Trump
SHBA- Shumica dërrmuese e amerikanëve janë kundër vazhdimit të luftës me Iranin dhe kërkojnë q&eum...
Bota
10 November 2026, 14:33
G.M
Kanada
KANADA- Kanadaja ka rivendosur sanksionet ndaj 11 subjekteve iraniane, të dyshuara për përfshirje në aktivitetet bërtha...