10 November 2026, 18:17
Nga E.M

BULLGARI- Pas aksidentit masiv në Bullgari ku 86 automjete, mes tyre makina dhe kamionë, janë përfshirë në përplasje të njëpasnjëshme në autostradën e Trakisë, janë njoftuar të dhënë të reja. Si pasojë e përplasjeve 12 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 13 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimeve paraprake, aksidenti ndodhi të martën në rajonin e Jambolit, mes kryqëzimeve të Zimnicës dhe Kabiles, për shkak të mjegullës së dendur që uli ndjeshëm dukshmërinë. Në përplasjet zinxhir u përfshinë 63 automjete në drejtimin Burgas-Sofje dhe 23 në drejtimin tjetër.
Shumë drejtues automjetesh kanë humbur kontrollin duke upërplasur kështu me njëri-tjetrin. Të plagosurit u transportuan në spitalet e Slivenit, Jambolit dhe Burgasit.
Vetëm në spitalin e Slivenit u dërguan 23 persona, 19 prej të cilëve kërkuan shtrim në spital. Disa nga të plagosurit iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. Bilanci i viktimave u rrit nga 11 në 12, pasi një prej të plagosurve ndërroi jetë në spitalin e Jambolit.
Ekspertja e sigurisë rrugore Diana Rusinova, e cila mbërriti në vendngjarje, e cilësoi aksidentin si një nga më të rëndët që kishte parë ndonjëherë. Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për mungesën e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për drejtuesit e mjeteve, duke theksuar se sinjalistika elektronike dhe teknologjitë moderne mund të ndihmojnë në parandalimin e tragjedive të tilla.
Pas ngjarjes, qeveria bullgare shpalli të mërkurën, 11 nëntor, ditë zie kombëtare në nderim të viktimave. Ndërkohë, Shërbimi Hetimor Kombëtar, ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Dosja.al
BULLGARI-
Bota
10 November 2026, 18:06
E.M
FRANCË- Protestat në Francë janë shoqëruar me tensione të shumta mes forcave të policisë dhe protestuesve ndërsa j...
Bota
10 November 2026, 17:41
E.M
SHBA- NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 d...
Bota
10 November 2026, 16:45
E.M
KANADA- Vrapuesja kanadeze Stephanie Case ka hyrë në histori, pasi u bë gruaja e parë që përfundon një garë ultramarato...
Bota
10 November 2026, 15:50
E.M
IZRAEL- Ish-gjenerali i ushtrisë izraelite, Gandhi Eisenkot, ka pohuar synon të marrë drejtimin e vendit pas largimit nga pushteti të qever...
Bota
10 November 2026, 15:00
G.M
Vendi i ngjarjes
POLONI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet për sulmin e përgjakshëm në Krakov të Poloni...
Bota
10 November 2026, 14:46
G.M
Donald Trump
SHBA- Shumica dërrmuese e amerikanëve janë kundër vazhdimit të luftës me Iranin dhe kërkojnë q&eum...
Bota
10 November 2026, 14:33
G.M
Kanada
KANADA- Kanadaja ka rivendosur sanksionet ndaj 11 subjekteve iraniane, të dyshuara për përfshirje në aktivitetet bërtha...
Bota
10 November 2026, 14:15
G.M
Mohamed Al Fayed
FRANCË- Autoritetet franceze kanë ushtruar kontrolle në hotelin luksoz Ritz dhe në vilën Windsor në Pari...
Bota
10 November 2026, 13:35
G.M
Pete Hegseth dhe Donald Trump
SHBA- E ardhmja e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në administratën e Donald Trump ësh...
Bota
10 November 2026, 13:07
G.M
Jensen Huang dhe bashkëshortja e tij
SHBA- Pranimi i tradhtisë bashkëshortore nga Jensen Huang, drejtuesi i gjigantit teknologjik Nvidia...