10 November 2026, 21:36
Nga E.M

AUSTRALI- Në Melbourne të Australisë është regjistruar një aksident i pazakontë, ku një avion i vogël është përplasur me një automjet që po lëvizte në një rrugë pranë aeroportit. Si pasojë e incidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa personat që ndodheshin në avion kanë shpëtuar pa lëndime.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 sipas orës lokale, në MacIntyre Lane, pranë Aeroportit Lilydale, në zonën Yering. Avioni i tipit Piper PA-28, ishte duke kryer një fluturim stërvitor, me një pilot student dhe instruktorin e tij në bord, kur gjatë afrimit për ulje goditi një automjet që po kalonte në rrugën pranë pistës.
Nga përplasja u plagosën një grua rreth të 60-ave dhe një burrë rreth të 70-ave, të cilët ndodheshin në automjet. Të dy pësuan dëmtime në kokë dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Maroondah.
Ndërkohë, dy personat që ndodheshin në avion, piloti student dhe instruktori, nuk pësuan lëndime, pavarësisht dëmtimeve të konsiderueshme të mjetit fluturues. Avioni ka përfunduar në një zonë ngjitur me rrugën, duke humbur njërin prej krahëve.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore. Për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve, qarkullimi i automjeteve në zonë u ndërpre përkohësisht. Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Dosja.al
AUSTRALI Lilydale
Bota
10 November 2026, 21:26
E.M
GJERMANI- Gjatë 15 viteve të ardhshme rrezikojnë të zhduken rreth 800 mijë vende pune në Gjermani si pasojë e përh...
Bota
10 November 2026, 21:03
E.M
BRITANI- Në Britaninë e Madhe është arrestuar një ushtar i lartë i Ushtrisë Amerikane pasi dyshohej për përfshirje...
Bota
10 November 2026, 20:19
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka propozuar presidentit të UFC-së, Dana White, të marrë postin e zëdhënësit të...
Bota
10 November 2026, 19:58
E.M
GUATEMALË- Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme bregdetin e Guatemalë...
Bota
10 November 2026, 18:17
E.M
BULLGARI- Pas aksidentit masiv në Bullgari ku 86 automjete, mes tyre makina dhe kamionë, janë përfshirë në përplasje t&...
Bota
10 November 2026, 18:06
E.M
FRANCË- Protestat në Francë janë shoqëruar me tensione të shumta mes forcave të policisë dhe protestuesve ndërsa j...
Bota
10 November 2026, 17:41
E.M
SHBA- NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 d...
Bota
10 November 2026, 16:45
E.M
KANADA- Vrapuesja kanadeze Stephanie Case ka hyrë në histori, pasi u bë gruaja e parë që përfundon një garë ultramarato...
Bota
10 November 2026, 15:50
E.M
IZRAEL- Ish-gjenerali i ushtrisë izraelite, Gandhi Eisenkot, ka pohuar synon të marrë drejtimin e vendit pas largimit nga pushteti të qever...
Bota
10 November 2026, 15:00
G.M
Vendi i ngjarjes
POLONI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet për sulmin e përgjakshëm në Krakov të Poloni...