6 November 2026, 17:06
Nga E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, përfshirë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët, të përballen me drejtësinë dhe të marrin dënimin e merituar.
Gjatë pranimit të raportit vjetor të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori ekzekutiv Atdhe Hetemi, Kurti ka vlerësuar punën për dokumentimin dhe verifikimin e viktimave të luftës. Ai ka theksuar se krijimi i një arkivi të plotë me dëshmi dhe materiale historike është i rëndësishëm për ruajtjen e së vërtetës.
Në lidhje me këtë ai shtoi se është i rëndësishëm edhe për proceset gjyqësore dhe identifikimin e përgjegjësve për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Sipas Kurtit, dokumentimi i këtyre ngjarjeve duhet të shërbejë si bazë për zbardhjen e plotë të krimeve dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë në to.
Albin Kurti: Po krijohet një bazë e qëndrueshme dokumentare dhe shkencore për ruajtjen e të vërtetës historike, por njëkohësisht edhe një arkiv tejet i vlefshëm për sistemin e drejtësisë, në veçanti për Prokurorinë e Shtetit, në mënyrë që të zbardhet e vërteta, të kërkohet përgjegjësia dhe të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve ndaj shqiptarëve që janë bërë në kuadër të forcave të ndryshme të Serbisë të udhëhequra nga regjimi i Millosheviçit, të gjykohen e të dënohen në Republikën tonë.
Instituti është shndërruar në një qendër në të cilën të gjithë ato burime që posedojnë materiale që dokumentojnë krimet e luftës i dorëzojnë këto materiale, dhe në të njëjtën kohë të gjitha ato palë që kanë nevojë për materiale që dokumentojnë krimet e luftës furnizohen pikërisht nga instituti për qëllime të punimeve të tyre shkencore, kulturore apo edhe për çështje të drejtësisë./Dosja.al
Albin Kurti kosova lufta
Politike
6 November 2026, 16:33
E.d
Pamje nga takimi
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës s&e...
Politike
6 November 2026, 15:34
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 &cce...
Politike
6 November 2026, 15:18
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformë...
Politike
6 November 2026, 13:52
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën online “Fol me Kryeministrin”, ku sipas tij, studentët dhe t&...
Politike
6 November 2026, 13:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se paratë e përfituara nga trafiku i drog...
Politike
6 November 2026, 13:31
E. D
SERBI- Humbja e pushtetit në Serbi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit mund ta ndryshojë mënyrën se s...
Politike
6 November 2026, 12:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shqiptarët kanë humbur 30% të kursimeve të tyr...
Politike
6 November 2026, 12:32
E. D
Marleen Monster
KORÇË- Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike ...
Politike
6 November 2026, 12:25
E. D
Erald Kapri dhe Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është përballur me pyetjet e deputetit të opozitës, Erald K...
Politike
6 November 2026, 12:21
I.A
Mbledhja
TIRANË- Deputeti i opozitës, Erald Kapri, është përplasur me kreun e Komisionit për Çështjet e Brendshme dh...