Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministri theksoi se “bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah.”
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë. Në një kohë kur peizazhi i sigurisë dhe ai gjeopolitik i Evropës po riformësohen thellësisht, sipas Ministrit të Jashtëm, bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë.
“CEI mbetet një platformë e çmuar për forcimin e dialogut, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit në rajonin tonë, duke çuar njëkohësisht përpara aspiratat evropiane të vendeve anëtare”, tha Hoxha.
Ministri theksoi se “bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah.”
“Rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa kohë rajoni ynë mbetet jashtë saj.
Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah. Kur heqim barrierat tregtare, ndërlidhim sistemet tona energjetike dhe korridoret e transportit, njohim kualifikimet profesionale, forcojmë ndërlidhjen digjitale dhe bashkëpunojmë më ngushtë për sigurinë, nuk po ndërtojmë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Po përgatisim rajonin tonë të funksionojë si pjesë e tij”, deklaroi Hoxha.
Ekonomi më të ndërlidhura, shtoi Hoxha, ndërtojnë një rajon më të fortë.
“Shoqëri më të afërta krijojnë më shumë besim. Më shumë besim forcon sigurinë. Dhe lidhjet më të forta mes njerëzve e shndërrojnë afërsinë në partneritet. Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor më i ndërlidhur, më bashkëpunues dhe më i qëndrueshëm do të thotë një Evropë më e fortë. Kjo është Evropa që na duhet: më e ndërlidhur, më e sigurt, më e qëndrueshme dhe, në fund, e bashkuar në tërësinë e saj”, përfundoi Ministri./Dosja.al
Erion Veliaj TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 &cce...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën online “Fol me Kryeministrin”, ku sipas tij, studentët dhe t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se paratë e përfituara nga trafiku i drog...
SERBI- Humbja e pushtetit në Serbi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit mund ta ndryshojë mënyrën se s...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shqiptarët kanë humbur 30% të kursimeve të tyr...
Marleen Monster KORÇË- Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike ...
Erald Kapri dhe Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është përballur me pyetjet e deputetit të opozitës, Erald K...
Mbledhja TIRANË- Deputeti i opozitës, Erald Kapri, është përplasur me kreun e Komisionit për Çështjet e Brendshme dh...
Ina Zhupa dhe Erion Malaj TIRANË- Gjobitja e qytetarëve që marrin pjesë në protesta është bërë shkak pë...