Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Përlotet Jakup Krasniqi gjatë fjalimit të tij në Hagë: Më është bërë padrejtësi e madhe, por njeriu është më i for
9 November 2020, 10:40Nga DOSJA
HAGË–Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi gjatë fjalës së tij të mbajtur para gjykatës në Hagë është përlotur teksa u shpreh se nuk është njerë ndonjëherë më keq sesa ditët e fundit kur ka qënë në Hagë.
Krasniqi tha se nuk do të kishte dëshirë që të ishte nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Krasniqi pohoi mes të tjerash se është intelektual, madje shtoi se ka qënë dënuar në Jugosllavi në vitet 1981-82.
Fjalimi i Jakup Krasniqit para gjykatës së Hagës: Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem ti them goxha shkurtër. Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Sot nuk dua të zgjatem shumë por dua tju them që kam qënë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 1981-82, më dënuan pse kam lexuar libra, pse kam fol pse e kam kundërshtuar atë regjim. Me shumë të drejtë kanë pasur ata se sa ju, më është bërë padrejtësi e madhe. Njeriu është më i fortë se guri, atë që se bën guri e bën njeriu, themi ne. Nuk kemi pas nevojë për këtë padrejtësi, në seancat e tjera unë do të them dhe më shumë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HOLANDË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka lënë të kuptohet para Gjykatës së Hagës se është dhunuar. Ai u shpreh se ishte intelektual lufte...
Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 50 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,263,049 njerëz dhe janë shëruar mbi ...
HOLANDË– Nis gjyqi për ish-kryeparlamentarit të Kosovësm, Jakup Krasniqit, i cili akuzohet për krime gjatë luftës së Kosovës. Fjalët e para të Jakup Krasni...
SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Seattle në Amerikë, ku një person është qëlluar për vdekje. Sipas DailyMail, një 31-vjeçar është qëllu...
TURQI– Macja Gli, me famë botërore, e cila qendroi prej viteshë në xhamin “Shën Sophia”, në Stamboll ka ngodhur për shkak të moshës së saj të vjetër.“Macja e Aj...
ATHINË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu. Me anë të një posti...
SHBA- Senatori i Karaolinës së Jugut, Lindsey Graham i ka bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë dhe Shërbimit Postar të Amerikës për të hetuar akuzat e një ...
SHBA- Mitt Romney, senatori i Amerikës në Utah, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, ku Joe Biden ka deklaruar fitoren. Sipas CNN, në një intervistë...
ITALI– Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i ftuar në emisionin ‘Che tempo che fa’ ka treguar eksperiencën e tij me pandeminë e koronavirusit.82-vje&...