Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Numri i viktimave të konfirmuara ka arritur në 64, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në vendngjarje.

SPANJË- Një përplasje hekurudhore ka tronditur Spanjën për shkak të shpejtësisë së lartë të dy trenave duke shkaktuar kështu dhjetëra viktima dhe shumë të plagosur.
Numri i viktimave të konfirmuara ka arritur në 64, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në vendngjarje. Aksidenti ka sjellë gjithashtu ndërprerjen e qarkullimit në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë.
Sipas zëdhënëses së qeverisë rajonale, Ester Padilla, në dy trenat udhëtonin gjithsej më shumë se 500 pasagjerë. Konkretisht, 147 persona ndodheshin në trenin e kompanisë Iryo, ndërsa 397 të tjerë në trenin e kompanisë Renfe.
Në aksident u përfshinë një tren i shpejtësisë së lartë AVE, i cili ishte nisur nga Madridi drejt Seviljes, dhe një tren i kompanisë Iryo, i cili ndodhej në drejtimin e kundërt.
Dëshmitarët kanë përshkruar një skenë kaosi, me persona të plagosur rëndë dhe vagonë të dalë nga shinat. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, disa prej vagonëve përfunduan në një skarpatë pranë hekurudhës.
Kryetari i bashkisë së Los Yébenes, Jesús Pérez Martín, e përshkroi situatën si të tmerrshme, duke raportuar për dëmtime të rënda dhe persona me gjymtime. Një pasagjere e trenit Iryo, e identifikuar si Eduarda, tregoi se goditja ishte aq e fortë sa e kishte hedhur përpara. Fillimisht, ajo mendoi se treni kishte kryer një frenim emergjent, por kuptoi përmasat e tragjedisë kur pa të plagosurit dhe iu kërkua të dilte nga treni.
Sipas dëshmisë së saj, ekipet e shpëtimit, policia dhe ambulancat mbërritën në vendngjarje brenda rreth 20 minutash. “Pashë njerëz të vdekur”, rrëfeu ajo për radion Cadena SER. Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Mónica García, u bëri thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të plagosurit.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, anuloi të gjitha angazhimet e tij për ditën e sotme, pasi u shpreh i tronditur nga aksidenti. Edhe Partia Popullore, në opozitë, anuloi aktivitetet e saj të planifikuara.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian deklaroi se është i gatshëm t’u ofrojë autoriteteve spanjolle çdo ndihmë të nevojshme.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, theksoi se është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime mbi shkaqet e aksidentit. Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të tragjedisë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren./Dosja.al
pamje JEMEN- Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore në provincën ...
Emmanuel Macron SPANJË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur solidaritetin e Francës me Spanjën pas përplasjes së dy trenav...
pamje SPANJË- Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy ...
Përpasja e dy trenave të shpejtë afër Toledos në Spanjë. Të paktën 30 persona kanë vdekur pasi dy trena të s...
Dokumente të ndryshme që u gjetën në një shtëpi në Veternik më 2025, që sipas autoriteteve shërbeu si laborat...
Pamje Në zgjedhjet parlamentare në Izrael, sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të rreth gjysmës së votave, blloku k...
Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe Aleksandar Vuçiq, funksionar i Partisë Përparimtare Serbe dhe ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëheqësi amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin. Presidenti amerikan, Donald Trump, u ...
zgjedhjet në Izrael IZRAEL- Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gandhi Eisenkot, përballen me vështirësi për të siguruar shumic...
Teheran KATAR- Ndërmjetësit e Katarit i kanë dorëzuar Teheranit një draft marrëveshjeje që synon t'i japë fund ...