Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Bota
Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Kolonët izraelitë djegin automjete dhe vandalizojnë shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor
Sipas tij, autorët u vunë zjarrin rreth tetë automjeteve dhe shkruan slogane raciste në muret e banesave.
22 November 2026, 15:56Nga E.d
Pamje
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë nisur një hetim pas sulmeve të kolonëve izraelitë ndaj pronave palestineze në katër fshatra të Bregut Perëndimor, ku automjete dhe shtëpi u dogjën dhe u vandalizuan gjatë natës. Sipas ushtrisë izraelite, ushtarë dhe pjesëtarë të rojeve kufitare u vendosën në zonat Deir al-Sudan, Deir Abu Masaal, Kafr Malik dhe At-Tuwani, pas raportimeve për automjete të djegura dhe mbishkrime në muret e ndërtesave.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen automjete të përfshira nga flakët, si dhe slogane me përmbajtje raciste të shkruara në muret e shtëpive palestineze. Jihad al-Qak, një aktivist nga fshati Kafr Malik, deklaroi se sulmi ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit.
On Saturday night, Israeli Jewish settlers carried out pogroms across five Palestinian villages in the West Bank. They torched cars and graffitied "Revenge" on the walls of homes. https://t.co/fpV4naEifg
Sipas tij, autorët u vunë zjarrin rreth tetë automjeteve dhe shkruan slogane raciste në muret e banesave. Ushtria izraelite dënoi këto akte, ndërsa policia konfirmoi se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.
Reagim pati edhe nga Gadi Eisenkot, kundërshtar i Benjamin Netanyahut, i cili dënoi sulmet përmes një postimi në rrjetin social X, duke i cilësuar ato si “terrorizëm hebre”. Sipas Eisenkotit, akte të tilla minojnë stabilitetin rajonal dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë./Dosja.al