11 November 2026, 16:16
Nga E. D

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Zamir Hoxhën, i akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi është dhënë sot më 11 nëntor 2026, pas përfundimit të gjykimit të zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Hoxha është shpallur fajtor për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale të “Grupit të strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes.
Fillimisht, gjykata e dënoi me 12 vite burg për trafikimin e narkotikëve dhe me 2 vite burg për pjesëmarrjen në grupin e strukturuar kriminal. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimet u bashkuan në një dënim të vetëm prej 12 vitesh burgim.
Megjithatë, duke qenë se çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata vendosi uljen me 1/3 të dënimit. Përfundimisht, Zamir Hoxha u dënua me 8 vite burg. Gjykata vendosi gjithashtu që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
Njoftimi i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Zamir Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1, si dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 70, datë 11.11.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a, paragrafi i parë, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe në bazë të nenit 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Zamir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
4. Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e këtij dënimi duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Zamir Hoxha me 8 (tetë) vjet burgim.
5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Zamir Hoxha të fillojë nga dita ekzekutimit të tij dhe në zbatim të nenit 16 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
6. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës i ngarkohen të pandehurit solidarisht bashkë me bashkëtëpandehurit e tjerë të ndarë të këtij gjykimi.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar./Dosja.al
gjkko zamir hoxha
Aktualitet
11 November 2026, 15:56
E. D
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, tha se gjobat e...
Aktualitet
11 November 2026, 15:48
E. D
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur sot në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universita...
Aktualitet
11 November 2026, 15:23
E.M
TIRANË- Protestuesit edhe këtë të mërkurë janë mbledhur përballë Ministrisë së Arsimit për kauz&eum...
Aktualitet
11 November 2026, 14:56
E.d
Zef Preldakaj
TIRANA- Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin në Greqi të 44-vjeçarit Zef Preldakaj...
Aktualitet
11 November 2026, 14:12
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët kanë dalë sot në protestë dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Ata kan&...
Aktualitet
11 November 2026, 13:56
Foto ilustruse
VLORA- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin...
Aktualitet
11 November 2026, 13:55
G.M
Robert Duka
TIRANË- Robert Duka, i arrestuar si autori i grabitjes së rreth 60 mijë eurove në një bankë të nivelit të ...
Aktualitet
11 November 2026, 13:31
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët e FHF-së kanë braktisur mësimin dhe i janë bashkuar revoltës studentore. Nën thirrjet "Dorëheq...
Aktualitet
11 November 2026, 13:15
E.d
Oltion Bistri
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për të pandehurit në kuadër të...
Aktualitet
11 November 2026, 13:11
E.d
Pamje
TIRANA- Revolta studentore ka nisur sërish, ndërsa studentët e "Politeknikut" kanë braktisur auditorët dhe janë bër&e...