11 November 2026, 14:56
Nga E.d
Zef Preldakaj
TIRANA- Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin në Greqi të 44-vjeçarit Zef Preldakaj, i njohur edhe si Fran Preldakaj, i cili përdorte identitetin e rremë Nikolin Pali. Sipas Policisë së Shtetit, Preldakaj ishte dënuar në Shqipëri me 22 vite burg për përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve në vitin 2002, në fshatin Shtoj i Vjetër, në Shkodër. Ngjarja ndodhi gjatë një tentative grabitjeje të xhiros ditore të biznesit të dy vëllezërve. Gjatë konfliktit, njëri prej autorëve qëlloi me armë zjarri ndaj tyre, duke u shkaktuar vdekjen. Sipas hetimeve, Preldakaj kishte qëndruar në hyrje të subjektit për të siguruar veprimet e bashkëpunëtorëve.
Ndërkohë, në vitin 2020, ai është akuzuar nga autoritetet greke për vrasjen e dy personave, një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase, trupat e të cilëve u gjetën në një automjet në Korinth. Gjithashtu, 44-vjeçari rezulton me precedentë penalë në Greqi për grabitje me armë, shkelje të legjislacionit për armët dhe lojërat e fatit, si dhe posedim të lëndëve narkotike.
Identiteti i tij i vërtetë u zbulua përmes ekspertimit të të dhënave biometrike nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, pasi në Greqi kishte përdorur gjeneralitete dhe datëlindje të ndryshme. Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet greke për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij kriminale dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin drejt Shqipërisë.
Njoftimi
Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit me impakt ndërkombëtar, të koduar “The ëanted”. Kjo fazë e operacionit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Interpol Tiranës, Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit dhe Policisë greke.
Identifikohet me gjeneralitete të sakta një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kapur në Greqi, i cili përdorte identitet të rremë. Identifikimi i tij u bë falë ekspertimit të të dhënave biometrike nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore.
44-vjeçari, i dënuar në Shqipëri me 22 vjet burgim për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, akuzohet edhe për vrasjen e dy shtetasve në Korinth të Greqisë, si dhe rezulton me precedentë penalë në këtë shtet për grabitje me armë, posedim të lëndëve narkotike dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe lojërat e fatit.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit u arrestua shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, Zef Preldakaj alias Fran Preldakaj, 44 vjeç, i cili në Greqi përdorte identitetin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen.
Në vitin 2008, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2002, 44-vjeçari dhe shtetasit shqiptarë të arrestuar, A. N. dhe B. D., kanë shkuar në subjektin e shtetasve S. V. dhe S. V., vëllezër, në fshatin Shtoj i Vjetër, me qëllim grabitjen e xhiros ditore. Gjatë tentativës së njërit prej vëllezërve për t'i marrë armën shtetasit B. D., shtetasi A. N. ka qëlluar me armë në drejtim të të dy vëllezërve, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Nga hetimet është provuar se shtetasi Zef Preldakaj alias Fran Preldakaj, gjatë ngjarjes, ka qëndruar te dera e subjektit, për të mbuluar dhe siguruar veprimet e shtetasve A. N. dhe B. D. Pas kryerjes së krimit, ai është larguar së bashku me ta.
Në vitin 2020, ky shtetas është akuzuar nga autoritetet greke në Korinth për vrasjen e një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase, trupat e të cilëve u gjetën në një automjet.
Gjithashtu, ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për grabitje me armë dhe shkelje të ligjit për armët, në vitin 2014; shkelje të ligjit për rregullimin e tregut të lojërave të fatit, në vitin 2013; si dhe posedim të lëndëve narkotike, në vitin 2005.
Identifikimi i këtij shtetasi dhe individualizimi i akuzave ndaj tij u bënë si rezultat i ekspertimit të thelluar të të dhënave biometrike, të kryer nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet greke për të dokumentuar plotësisht përfshirjen e këtij shtetasi në veprimtari kriminale, si dhe për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin e tij në Shqipëri./Dosja.al
Fran Preldakaj
Aktualitet
11 November 2026, 14:12
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët kanë dalë sot në protestë dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Ata kan&...
Aktualitet
11 November 2026, 13:56
Foto ilustruse
VLORA- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin...
Aktualitet
11 November 2026, 13:55
G.M
Robert Duka
TIRANË- Robert Duka, i arrestuar si autori i grabitjes së rreth 60 mijë eurove në një bankë të nivelit të ...
Aktualitet
11 November 2026, 13:31
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët e FHF-së kanë braktisur mësimin dhe i janë bashkuar revoltës studentore. Nën thirrjet "Dorëheq...
Aktualitet
11 November 2026, 13:15
E.d
Oltion Bistri
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për të pandehurit në kuadër të...
Aktualitet
11 November 2026, 13:11
E.d
Pamje
TIRANA- Revolta studentore ka nisur sërish, ndërsa studentët e "Politeknikut" kanë braktisur auditorët dhe janë bër&e...
Aktualitet
11 November 2026, 12:59
E.d
Çifti kanadez
TIRANA- Kristian dhe Adriana Gjoni, një çift me origjinë shqiptare që jeton në Toronto të Kanadasë,...
Aktualitet
11 November 2026, 12:57
G.M
Një person mban në duar një qese me letra higjienike të blera, teksa futet në Klinikën e Onkologjisë.
Çdo të en...
Aktualitet
11 November 2026, 12:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe bezniës. Përmes një njoftimi zy...
Aktualitet
11 November 2026, 12:23
G.M
pamje
TIRANË- Hajdar Bajrami dhe Bujar Meta, janë dy 22-vjeçarë, që kanë rënë në prangat e policisë në...