11 November 2026, 16:31
Nga E. D

LUSHNJE- Në Gjykatën Administrative të Lushnjës është zhvilluar seanca e radhës në procesin gjyqësor për ndërtimin e Muzeut Hebraik në qendrën historike të Vlorës. Padia është depozituar nga 18 qytetarë vlonjatë, pjesë e grupit nismëtar, të cilët kërkojnë shfuqizimin e akteve të miratuara nga Bashkia Vlorë dhe institucionet shtetërore për realizimin e projektit.
Të paditur në këtë proces janë Bashkia Vlorë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Paditësit kundërshtojnë vendndodhjen e muzeut, duke argumentuar se ndërhyrja prek hapësirën e qendrës historike të qytetit, ku ndodhen objekte dhe vende me rëndësi për historinë e shtetit shqiptar.
Nismëtari i grupit, Gëzim Zilja, deklaroi se kërkesa kryesore është largimi i ndërhyrjeve dhe rikthimi i sheshit në gjendjen e mëparshme. Sipas tij, nga hapësira ekzistuese janë marrë rreth 500 metra katrorë.
“Është një qendër historike, ku kanë punuar themeluesit e shtetit të parë shqiptar. Kërkojmë që ndërhyrjet të largohen dhe vendi të kthehet në gjendjen e mëparshme, pasi nga sheshi ekzistues janë marrë rreth 500 metra katrorë. Nuk mund të ngresh historinë tënde mbi historinë time. Aty është historia e Shqipërisë dhe nuk mund të mbivendoset një muze hebraik. Jo aty. Kjo është kërkesa jonë e pare, tha nismëtari, Gëzim Zilja.
Edhe qytetarë të tjerë që morën pjesë në seancë kundërshtuan vendndodhjen e projektit, duke theksuar se nuk janë kundër ndërtimit të muzeve, por se për Muzeun Hebraik duhet të gjendet një hapësirë tjetër në qytet. Gjatë seancës, pala e paditur kundërshtoi legjitimitetin e 18 qytetarëve për të ngritur padinë. Gjykata vendosi që kjo kërkesë të shqyrtohet në seancën e ardhshme, e cila është caktuar më 18 janar 2027.
Pas përfundimit të seancës, qytetarët e pranishëm zhvilluan një manifestim përpara gjykatës, ku kënduan këngë patriotike dhe përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj projektit në qendrën historike të Vlorës. Muzeu Hebraik financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me një fond prej rreth 2.8 milionë dollarësh.
Ndërkohë, punimet për ndërtimin e muzeut janë të pezulluara, pasi në një seancë të mëparshme Gjykata Administrative vendosi ndërprerjen e tyre deri në shpalljen e vendimit përfundimtar./Dosja.al
gjykata administrative e lushnjes gjykata vlore
Aktualitet
11 November 2026, 16:16
E. D
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Zamir Hoxhën, i akuzuar për trafikim të na...
Aktualitet
11 November 2026, 15:56
E. D
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, tha se gjobat e...
Aktualitet
11 November 2026, 15:48
E. D
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur sot në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universita...
Aktualitet
11 November 2026, 15:23
E.M
TIRANË- Protestuesit edhe këtë të mërkurë janë mbledhur përballë Ministrisë së Arsimit për kauz&eum...
Aktualitet
11 November 2026, 14:56
E.d
Zef Preldakaj
TIRANA- Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin në Greqi të 44-vjeçarit Zef Preldakaj...
Aktualitet
11 November 2026, 14:12
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët kanë dalë sot në protestë dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Ata kan&...
Aktualitet
11 November 2026, 13:56
Foto ilustruse
VLORA- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin...
Aktualitet
11 November 2026, 13:55
G.M
Robert Duka
TIRANË- Robert Duka, i arrestuar si autori i grabitjes së rreth 60 mijë eurove në një bankë të nivelit të ...
Aktualitet
11 November 2026, 13:31
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët e FHF-së kanë braktisur mësimin dhe i janë bashkuar revoltës studentore. Nën thirrjet "Dorëheq...
Aktualitet
11 November 2026, 13:15
E.d
Oltion Bistri
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për të pandehurit në kuadër të...