25 October 2026, 19:03
Nga E.M

TIRANË- Policia ka nisur edhe shoqërimet e protestuesve këtë të dielë ndërkohë që mes tre personave të shoqëruar nga policia pak më parë gjatë protestës përpara Kryeministrisë qëndron edhe një turist i huaj. Ngjarja është denoncuar nga një studente pjesëmarrëse në tubim, e cila ka kritikuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen.
Sipas studentes, turisti ndodhej mes demonstruesve në momentin kur policia ndërhyri për të kryer shoqërimet. Ajo tregoi se i huaji është identifikuar si turist, por kjo nuk e ka penguar shoqërimin e tij.
“Mes protestuesve ishte edhe një turist. Ishte mes tre personave që u shoqëruan. Unë jam studente. Kam qenë edhe në protestat paqësore, por në protestat e studentëve kam qenë çdo ditë. Sa më shumë na kundërshtojnë, aq më shumë na shtohet revolta”, u shpreh studentja.
E reja kritikoi kryeministrin Edi Rama për paralajmërimet e tij mbi vendosjen e gjobave dhe masave të tjera ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme. Sipas saj, ndërhyrjet e policisë dhe presioni ndaj protestuesve nuk do t’i ndalojnë të rinjtë të vijojnë tubimet.
“Janë duke u lodhur kot. Policinë dhe Ramën do t’i zërë gjaku i të rinjve që kanë derdhur. Nuk rri dot në shtëpi, sa kohë në protestë dalin 13-vjeçarë. Ne do të mundohemi të rezistojmë deri në fund”, pohoi ajo./Dosja.al
TIRANË
Aktualitet
25 October 2026, 18:55
E.M
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarëve dhe ekipeve televizive nga Policia e S...
Aktualitet
25 October 2026, 18:54
E. D
TIRANË- Al Jazeera ka publikuar pamjet, ku policia dhunon barbarisht një protestuesi në tubimin e së shtunës. Al Jazeera pë...
Aktualitet
25 October 2026, 18:34
E.M
TIRANË- Protesta e ditës së sotme përpara Kryeministrisë është shoqëruar me perballjen e policisë dhe të rinj...
Aktualitet
25 October 2026, 18:24
E. D
TIRANË- Policia kreu ndërhyrje duke bërë disa arrestime, pas disa tensioneve pranë Kryeministrisë. Siç shihen edhe n...
Aktualitet
25 October 2026, 18:21
E. D
TIRANË- Tensionet në protestë janë rikthyer mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Policia ndau gazetarët nga protestues...
Aktualitet
25 October 2026, 18:10
E. D
TIRANË- Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotsjellës dhe ujëmepiper, efektivët e policisë u kapën me mediat e...
Aktualitet
25 October 2026, 18:01
E. D
TIRANË- Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit me ujë me presion, në ditën e 13-të të r...
Aktualitet
25 October 2026, 18:00
E. D
TIRANË- Situata para Kryeministrisë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës qev...
Aktualitet
25 October 2026, 17:39
E. D
TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Kryesisë së Kuvendit. Disa protestues të rinj kanë hedhur ...
Aktualitet
25 October 2026, 17:32
E.M
BRITANI- Në kuadër të një hetimi për shpërndarjen e kokainës dy shqiptarë janë dënuar me burg në Britani...