LIVE UPDATES
Aktualitet

Politikanë e profesorë të ‘zhytur’ në plagjiaturë, studentët luftuan për transparencën në 2018-ën por sistemi…

Ky raport i lartë pranohet edhe nga vetë Ministria e Arsimit në dokumentin e Politikave të Arsimit të Lartë 2026-2030, ku rezulton se Shqipëria ka 15 universitete për 1 milion banorë. Një normë sa dyfishi i BE që numëron 7 universitete për 1 milion banorë. Fq 19”, u shpreh pedagogu, Aleko Miho.

28 October 2026, 22:17 Nga E. D

Politikanë e profesorë të ‘zhytur’ në

TIRANË- Në Shqipëri, operojnë 40 institucione të arsimit të lartë, nga të cilat 14 publike dhe 26 private. Këto të dhëna, na rendisin mes shteteve me numrin më të lartë të universiteteve.

“Me universitet dhe shkollën publike është një vizion që nuk shkon për Shqipërinë, me 40 ial një shkërmoqje dhe një mbajtje thjesht me rroga, me hapësira të reduktuara, do të shkojmë në Evropë por si do të shkojmë

Ky raport i lartë pranohet edhe nga vetë Ministria e Arsimit në dokumentin e Politikave të Arsimit të Lartë 2026-2030, ku rezulton se Shqipëria ka 15 universitete për 1 milion banorë. Një normë sa dyfishi i BE që numëron 7 universitete për 1 milion banorë. Fq 19”, u shpreh pedagogu, Aleko Miho.

“Ka ardhur koha që ne të mos kemi 40 universitete që nuk [prodhojnë shkencë, Zvicra nuk ka më shumë se 12 universitete dhe është i pari në botë për inovacion”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.

Aktualisht Shqipëria ka rreth 900 studentë për 100,000 banorë, ndërkohë që raporti i regjistrimit të nxënësve në arsimin e lartë është 58.8%. Sot, rreth 50,000 studentë mbështeten me bursa.

Në vitin 2022-2023, personeli akademik përbëhej nga 4,844 pedagogë, afërisht një pedagog për 28 studentë.

“Në vite kemi qenë gjithnjë të harruar, ne dolëm në protestë disa vite më parë sepse qeveria na harroi fare në drejtim të pagës”, u shpreh pedagogu, Aleko Miho.

Por, përtej këtij numri të lartë universitetesh dhe të rinjsh që ndjekin studimet e larta, diploma që mbajnë në dorë studentët shqiptarë u ofron mundësi të kufizuara si në tregun e punës vendas, ashtu edhe në atë të Bashkimit Evropian, ku Shqipëria do të integrohet.

“Po të kishte shtet 70% e universiteteve mbylleshin dhe u japin të rinjve një iluzuion që i mashtron për të ardhmen, sepse nuk u vlen  dhe kudo që duhet të shkojnë duhet ta fillojnë nga e para. Pikërisht cilësia e dobët e sistemit arsimor është një ndër arsyet madhore që studentët kanë artikuluar si shkak të daljes në protestë…”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.

“Kjo protestë nuk lindi nga hiçi, por vjen si akumulim i shqetësimit duke i mashtruar me kushte të mira dhe laboratorë dhe asgjë nuk është bërë. Studentët tanë detyrohen të emigrojnë për një diplomë të vlefshme  kudo në botë, dhe pasi mbarojnë studimet këtu nuk e kanë fare të lehtë të gjejnë punë”, u shpreh Lili Sula, pedagoge.

“Unë mendoj që sistemi arsimor që lidh studentin me protestën, pra arsye që burojnë nga kushte, cilësia, mungesa e hapësirave. Të zhytur në plagjiaturë, mungesë fondesh dhe pa laboratorë, edhe në vitin 2018 studentët përmbytën Tiranën në protesta, por asokohe u arrit Pakti për Universitetin.

Një ndër premtimet më të bujshme të Paktit për Universitetin ishte verifikimi i titujve akademikë dhe lufta kundër plagjiaturës. 8 vite më pas, premtimi mbetet në thelb i parealizuar…”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.

“Pse unë mendoj se kryeministri i theu në besë studentët? Nuk u realizua pjesa e cilësisë, u premtua që do të ndërtohej profil për pedagogët, ato që do të bënin korrupsion do të dilnin jashtë sistemit, nuk u hetua asnjë plagjiaturë dhe thyeja më e madhe në besë është fakti që asokohe u hoq një zëvendësministër për plagjiaturë, që ishte Ervin Demo dhe sot Rama e sjell atë si ministër i Brendshëm.

Vetë kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se plagjiatura në Shqipëri nuk është adresuar siç duhet. Në prezantimin e bilancit të Bordit të Akreditimit, ai e cilësoi plagjiaturën të vetmin element që ka mbetur pa u adresuar”, u shpreh Rigels Xhemollari.

Problemi nuk është vetëm te studentët, por edhe te vetë njerëzit e sistemit. Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka deklaruar se në vitin 2020 kandidatët për rektorë kanë refuzuar të verifikojnë punimet e tyre përmes platformës anti-plagjiaturë. Kjo do të thotë se disa universitete publike, ka të ngjarë të drejtohen sot nga rektorë me tituj të marrë përmes punimeve të vjedhura. Por, Shahini nuk dha emra aso kohe.

“Njerëzit pa diploma apo me diploma plagjiaturë apo të falsifikuara duke filluar nga ministrat, Evis Manastarlliu, këta njerëz që duhet të ishin përpara përgjegjësisë bëjnë politikat arsimore dhe paraqiten si modele suksesi”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.

Studiuesi Taulant Muka ka denoncuar vazhdimisht dyshime për plagjiaturë nga zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Ervin Demo, ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi, ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, dekanë e rektorë të universiteteve publike duke thënë se denoncimi nuk lidhej me një emër, por me fenomenin. Këtu, nuk duhen harruar edhe një numër i madh politikanësh që janë zbuluar edhe në investigime të mëhershme nga Inside Story.

“Plagjiatura për marrjen e gradave shkencore apo titujve shkencorë, është vjedhje, falsifikim dhe mashtrim. Në çdo universitet të botës që ti kapesh me plagjiaturë merren masa, kryesisht largim nga punës. Këta kopjacët krijojnë rregulla dhe tallen me studentët që kapen duke kopjuar”, u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.

“Ervin Demo është bërë ministër i Brendshëm, Taulant Balla, Evis Kushi, pra të gjithë këta që janë kapur në hajdutëri intelektuara janë lartësuar në pushtet.

Sipas paktit të Universitet, do të ngrihej një portal që do të verifikonte çdo punim të profesorëve, por kjo nuk ka ndodhur. Deri më sot asnjë plagjiaturë nuk është verifikuar dhe asnjë masë nuk është marrë megjithëse denoncimet janë publike”, u shpreh Taulant Muka.

“Po të shikosh rregulloren e Ut është vësh duart në kokë. Nëse kapesh me plagjiaturë je i detyruar të bësh një artikull tjetër. Ka nevojë për një veting arsimor, të vendosen rregulla”, u shpreh Muka.

“Portali i transparenca është jashtë funksionit, por jo vetëm kaq. Universiteti i Tiranës konsideron tender sekret, tenderin për të larë shkallët e universitete dhe ne jemi prej dy vitesh në gjyq me ta. Kjo nuk është transparence”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare./Top Channel

protestat studentore

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin