28 October 2026, 20:42
Nga E.M

KAKAVIJË- Një autostradë e cila pritet të lidhë Janinën me pikën kufitare të Kakavijës pritet të shkurtojë udhëtimin në rreth 35–40 minuta, kur projekti të përfundojë në dhjetor të vitit 2029, raportojnë mediat greke. Projekti parashikon ndërtimin e rreth 70 kilometrave autostradë, me një buxhet prej 310 milionë eurosh.
Ai synon të rrisë sigurinë rrugore, të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të përmirësojë lidhjet mes Greqisë, Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Punimet kanë nisur dhe po vijojnë në tri zona kryesore: Kosmira, Asvestochori dhe në kryqëzimin ku rruga e re do të lidhet me autostradat Ionia Odos dhe Egnatia Odos.
Një prej veprave kryesore do të jetë një urë rreth 560 metra e gjatë, me 14 hapësira, në kryqëzimin që lidh dy autostradat.Projekti ndahet në dy segmente.
I pari përfshin 46,4 kilometra nga Janina në Kalpaki, ku janë planifikuar gjashtë kryqëzime të ndara në nivele. I dyti shtrihet për 23,1 kilometra nga Kalpaki deri në pikën kufitare të Kakavijës dhe parashikon përmirësimin e rrugës ekzistuese drejt Shqipërisë.
Autostrada e re do të shërbejë si zgjatim perëndimor i Egnatia Odos dhe do të përmirësojë lidhjet me zonat malore e më të izoluara të Epirit.
Projekti është pjesë e korridorit Orient/East-Med të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian dhe synon të forcojë tregtinë dhe turizmin në Evropën Juglindore.
Me përfundimin e tij, udhëtimi prej rreth 264 kilometrash nga Antirrio në Kakavijë, përmes Janinës, pritet të zgjasë rreth dy orë e 15 minuta.
Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë greke për projektet rrugore, përfundimi i autostradës Janinë–Kakavijë është parashikuar për dhjetor 2029./Dosja.al
KAKAVIJË
Aktualitet
28 October 2026, 20:40
E. D
Igor Vujcic
EKUADOR- Qyteti bregdetar turistik i Montanitës, në gadishullin Santa Elena të Ekuadorit, tërheq entuziastë t&eum...
Aktualitet
28 October 2026, 19:42
E. D
TIRANË- Partia e Demokratëve Evropianë (PDE/EDP) ka reaguar lidhur me pamjet e dhunës ndaj protestuesve në Tiranë, duke publ...
Aktualitet
28 October 2026, 19:11
E. D
TIRANË- Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku do të përballet me disa akuza penale, mes t...
Aktualitet
28 October 2026, 18:56
E.M
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit elektronik për personat nën hetim për vepra penale kundër shtetit...
Aktualitet
28 October 2026, 18:53
E. D
Erion Vishkulli
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkullit, në vlerë...
Aktualitet
28 October 2026, 18:34
E.M
BRAZIL- Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipë...
Aktualitet
28 October 2026, 17:48
E.M
KAPSHTICË- Gjashtë emigrantë të huaj, pesë nga Sudani dhe një nga Kuvajti, u zbuluan të fshehur në një kamion q&eu...
Aktualitet
28 October 2026, 17:27
E. D
Prokuroria e Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet p&e...
Aktualitet
28 October 2026, 17:17
E.M
ITALI- Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën ...
Aktualitet
28 October 2026, 17:06
E. D
ITALI- Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë (AVS) në Itali i ka drejtuar një pyetje parlamentare qeverisë së Giorgia Melonit për t&...