28 October 2026, 19:42
Nga E. D

TIRANË- Partia e Demokratëve Evropianë (PDE/EDP) ka reaguar lidhur me pamjet e dhunës ndaj protestuesve në Tiranë, duke publikuar edhe rastin e një qytetari, i cili është dhunuar brutalisht nga policia gjatë protestave studentore. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, PDE/EDP shprehet se pamjet që vijnë nga Tirana janë gjithnjë e më shqetësuese.
Konkretisht Demokratët Evropianë kanë publikuar momentin ku efektivë të “Shqiponjave”, godasin me shkop gome një qytetar, i identifikuar si Lulzim Gjini. PDE/EDP ia adreson përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që ai të mbajë përgjegjësi për atë që e cilëson si dhunë çnjerëzore ndaj protestuesve paqësorë.
"Pamjet që vijnë nga Tirana bëhen gjithnjë e më shqetësuese çdo ditë. Burri në këtë video është Lulzim Gjini. Prej muajsh, ai ka dalë në rrugë së bashku me qindra mijëra shqiptarë. I paarmatosur dhe duke u larguar nga policia, ai u rrah brutalisht me shkopinj gome. Ai pësoi brinjë të thyera, fraktura në kafkë dhe hematoma. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën çnjerëzore të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë. Çdo akt shtypjeje, çdo sulm ndaj lirive themelore, e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga Evropa," theksojnë Demokratët Evropianë.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Partia e Demokratëve Evropianë
Aktualitet
28 October 2026, 19:11
E. D
TIRANË- Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku do të përballet me disa akuza penale, mes t...
Aktualitet
28 October 2026, 18:56
E.M
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit elektronik për personat nën hetim për vepra penale kundër shtetit...
Aktualitet
28 October 2026, 18:53
E. D
Erion Vishkulli
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkullit, në vlerë...
Aktualitet
28 October 2026, 18:34
E.M
BRAZIL- Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipë...
Aktualitet
28 October 2026, 17:48
E.M
KAPSHTICË- Gjashtë emigrantë të huaj, pesë nga Sudani dhe një nga Kuvajti, u zbuluan të fshehur në një kamion q&eu...
Aktualitet
28 October 2026, 17:27
E. D
Prokuroria e Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet p&e...
Aktualitet
28 October 2026, 17:17
E.M
ITALI- Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën ...
Aktualitet
28 October 2026, 17:06
E. D
ITALI- Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë (AVS) në Itali i ka drejtuar një pyetje parlamentare qeverisë së Giorgia Melonit për t&...
Aktualitet
28 October 2026, 16:56
E.M
TIRANË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Tiranë dhe ka nisur procedimin penal ndaj 17 personave të tjerë, si dhe ka r...
Aktualitet
28 October 2026, 16:39
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë po mbahet protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë t&...