20 February 2023, 12:53
Nga k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Japoninë. Rama do të vizitojë Japoninë nga datat 21-25 shkurt, ku edhe do të zhvillojë takime me homologun e tij, Fumio Kishida.
Në një njoftim për mediat thuhet se gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, përveçse me kryeministrin, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.
“Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar,”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Kryeministria.
Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.
edi rama edi rama ne japoni
Politike
20 February 2023, 12:51
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se në një vend ku vdes vota, nuk ka asnjë rrugë t...
Politike
20 February 2023, 11:45
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në seancën e fundit plenare, një d...
Politike
20 February 2023, 11:30
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do të merren masa disipli...
Politike
20 February 2023, 10:47
f.g
Ilirjan Celibashi, KQZ
Shqiptarët kanë ende kohë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit për të zgjedh...
Politike
20 February 2023, 10:16
I.A
Irena Gjoka
TIRANË- Irena Gjoka është gjyqtarja e re që do të gjykojë dosjen 'Gërdeci', në ngarkim të ish-mini...
Politike
19 February 2023, 22:58
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për instalacionin 4 milionë eurosh që do të ndërtohet brenda ambie...
Politike
19 February 2023, 18:15
F.M
Vangjush Dako
DURRËS- I shpallur non-grata, i larguar si drejtues politik e kryebashkiak nga Durrësi, Vangjush Dako vijon ende të jetë ...
Politike
19 February 2023, 17:06
F.M
Kryedemokrati Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim për dosjen e ish-agjentit të FBI...
Politike
19 February 2023, 11:15
A.B
Lili Sula
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ministrinë e Arsimit për nismën për të zgjedhur degën e Mësuesis&...
Politike
18 February 2023, 19:24
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur në lidhur me protestën e thirrur nga opozita...