16 March 2023, 10:46
Nga I.A
Flutura Açka
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta mes deputetes demokrate Flutura Açka dhe kryesueses së Kuvendit Ermonela Felaj. Gjatë fjalës së saj, Açka i konsideruar komisionet furriqe, pasi në një ngjarje më parë ku po debatohej për dekomunizimin është ndërprerë audio dhe video. Ndërkohë që Felaj nga ana tjetër e ka hequr fjalën Açkës dhe i ka kërkuar llogari për epitetin që ajo i vendosi Kuvendit.
Pjesë nga debati:
Acka: Në syrin tim ka qenë një nga përvojat më të turpshme të këtij parlamenti, një censurë e hapur ndaj këtij komisioni, me të njëjtën egërsi që 47 vite këtë popull e kanë mbajtur me dhunë. Fiks në orën 11 e 30 audio dhe videoja e asaj konferencës ku sot do të bëni retorike politike me komisionerin evropian, nuk punonin. Grupi shkoi në sallën ngjitur, çuditërisht edhe aty nuk kishte as audio as video. Ka ndodhur diçka e shëmtuar në prapaskenë, edhe pse u justifikua se ka pasur defekt teknik. Nuk ka pasur asnjë defekt teknik. Keni keqpërdorur punonjësit që të mbyllin audion dhe videon. Është detyrim që ju të hapni audio dhe video për shqiptarët për një çështje si dekomunistizimi. Një shije të keqe me kanë lene edhe disa kolegët e mi që u bënë dorëzane të kësaj censure të hapur. Ju ndryshe nga ata të 47 viteve, nuk hiqni thonj, nuk i vini vezë të ziera nën sqetull shqiptarëve, nuk i lidhni nëpër birruca, por duke qenë bastardë të tyre. Dikush duhet të më kërkojë falje ne parlament.
Felaj: Teknika ti heqë fjalën zonjës Acka. Ku e gjeni ju kurajën që ta cilësoni Kuvendin furriqe. Jo zonjë ne jemi mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë. Ju duhet të ishit në konferencën e kryetarëve. Seanca plenare nuk merret me shërbimet e kuvendit.
flutura acka ermonela felaj seance plenare 16 mars 2023
Politike
16 March 2023, 10:42
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar që të mbahet seanca plenare e anuluar e posaçme për zgjedh&...
Politike
16 March 2023, 10:29
f.g
Alastair King Smith
TIRANE- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith përsëriti qëndrimi...
Politike
16 March 2023, 10:29
I.A
TIRANË- Ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis ka kërkuar që zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe transparente. Gjat...
Politike
16 March 2023, 10:24
I.A
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror Zgjedhor Ilirjan Celibashi ka prekur disa probleme që shoqërojnë procesin zgjedhor në Shqip&eu...
Politike
15 March 2023, 23:31
k.m.
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj
TIRANË- Asnjë nuk zgjat përgjithmonë. As "ndarja" e kryeministrit Edi Rama me ish-zv.kryeministrin Arben Ahm...
Politike
15 March 2023, 22:31
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është ankuar për regjistrimin e koalicionit "Bashkë...
Politike
15 March 2023, 22:29
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka zbuluar skenarët të cilat kanë vënë në diskutim...
Politike
15 March 2023, 21:33
k.m.
Dashamir Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula është revoltuar në lidhje me koalicionet e opozitës q&eu...
Politike
15 March 2023, 21:13
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Ka një qark që ka vëmendjen e kryeministrit Edi Rama në prag të këtyre zgjedhjeve lokale q&eu...
Politike
15 March 2023, 20:54
A.B
Elisa Spiropali
TIRANË- E dërguara politike e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes s&eu...