Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Një furgon me raketa u kap në Itali"/ Ahmetaj zbardh trafikun e armëve: Vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugët nëpër botë
Ai e ka lidhur këtë skemë me zyrtarë të lartë dhe me atë që e cilëson si ‘kreu i organizatës’, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.
7 September 2026, 22:00Nga I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake duke deklaruar se shteti shqiptar është i përfshirë në trafikun e armëve. Në një intervistë në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj ka deklaruar se armë vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri për tu dërguar më pas në zona konflikti.
Ai e ka lidhur këtë skemë me zyrtarë të lartë dhe me atë që e cilëson si ‘kreu i organizatës’, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.
"Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’. Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë. I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit. Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën. Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh. Ermal Raketa ka detyrim t'u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale," tha Ahmetaj./Dosja.al