https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, KQZ ndan njoftimin: Në disa komuna ka përfunduar procesi i numërimit të votave, priten rezultatet
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se në disa komuna numërimi i votave ka përfunduar dhe ka nisur edhe publikimi i rezultateve preliminare.
9 November 2025, 19:56Nga M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Sot, qytetarët e 18 komunave kosovare morën pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit ka nisur procesi i numërimit. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se në disa komuna numërimi i votave ka përfunduar dhe ka nisur edhe publikimi i rezultateve preliminare.
Sipas raportimeve të REL, ai theksoi se procesi i votimit u zhvillua pa incidente dhe nuk janë raportuar ngjarje që të cenonin integritetin e zgjedhjeve.
Në raundin e parë morën pjesë 32.64% e votuesve, ndërsa në komunat që zhvilluan balotazhin, pjesëmarrja në raundin e parë ishte 38.91%. Radoniqi paralajmëroi se rezultatet preliminare pritet të bëhen publike shumë shpejt, ndoshta rreth orës 21:00.