5 October 2023, 19:37
Nga I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar vjedhjen, që sipas tij po bën qeveria me projektet e infrastrukturës në akset kryesore ku po punohet. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë u vodhën 100 milionë euro. Ndërkohë që 1 km në aksin Korçë-Kolonjë po kushton 10 milionë euro kilometri.
"Tani unë do jap disa fakte zyrtare për vjedhjet. Nëse Rruga e Arbrit, gjer tani shkon 11 milionë euro kilometri, në Kroaci autostrada 27 metër e gjerë, e standardit evropian, u ndërtua me 1.1 milionë euro. Nëse Unaza e Tiranës, gjithsej 17 kilometra, 7.5 kilometrat e para, me gjithë veprat e shumta të artit që kishte, u ndërtuan me 2.5 milionë euro, ju keni ndërtuar zgjerimin te Sheshi Shqiponja me 24 milionë euro. Po a ka në botë hajni si këto mo? Po marrim rrugën Kardhiq-Delvinë. Ndërtuam, sipas të dhënave tuaja, 16.6 kilometra në dy drejtimet, me kosto 680 mijë euro kilometri. Keni rritur koston nga 30 milionë që ishte, bile më pak, në 145 milionë. Po, është ndërtuar një tunel 800 metra. Janë vjedhur 100 milionë euro. Çfarë bëtë me tunelin e Llogarasë? Ku e keni? Në mënyrën me kriminale, shpuat me gjerësi 7 kilometra në një kohë kur, pak metra më poshtë mund të shpohej me 3 kilometra tuneli dhe mund të ndërtohej me ato para, e gjithë Unaza e Karaburunit. Nuk ka hajdutë në botë si ju. Nuk mund të ketë. Ku e keni rrugën Korçë- Qafë Pllocë? Ka 12 vjet që mbeti dhe rruga u del me disnivel 30-40 metra. 4 kilometra të rrugës Korçë-Kolonjë, nga 4 milionë euro në çmimin maksimal po kushtojnë 40 milionë euro, sipas të dhënave tuaja. Hajdutë si ju nuk ka toka mo! Kjo nuk ndodh në asnjë komb, në asnjë vend. Po shkoni në Korçë, ku ndërtohet 40 milionë euro katër kilometra, 10 milionë euro kilometri," tha Berisha.
sali berisha seance plenare 5 tetor 2023
Politike
5 October 2023, 19:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që parlamenti të kthehet në serioz. Nga foltorja ...
Politike
5 October 2023, 18:29
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se qeveria është e përfshirë n...
Politike
5 October 2023, 18:09
I.A
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka dhënë disa detaje se çfarë pritet nga Samiti i Procesit t&eum...
Politike
5 October 2023, 16:10
I.A
Alqi Bllako
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme p&e...
Politike
5 October 2023, 15:08
f.i
Lulzim Basha
TIRANË- Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e Gazment Bardhit se ka marrë dy kate në një nga kullat e ndër...
Politike
5 October 2023, 15:07
h.k
Edi Rama
SPANJË -Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka marrë pjesë ditën e sotme në Samitin e Komunitetit Politik Evrop...
Politike
5 October 2023, 14:04
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate për rezolutën mbi ngjarjet në Kosovë. N&e...
Politike
5 October 2023, 14:06
A.B
Edi Rama
SPANJË- Përpara se të nisë takimi i Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se situata në veri t...
Politike
5 October 2023, 13:48
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kërcënimet ndaj punonjësve të drejtë...
Politike
5 October 2023, 13:27
A.B
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sërish se Lulzim Basha ka lidhje me një kontratë porosie...