Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Me anë të një reagimi në platformën "X", Meloni i cilësoi pamjet nga Ceuta si tronditëse dhe paralajmëroi se Italia nuk do të qëndrojë pasive përballë këtyre zhvillimeve.
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Marrëveshjes së Shengenit mbi lëvizjen e lirë, pas mbërritjes së qindra emigrantëve të parregullt nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës. Me anë të një reagimi në platformën "X", Meloni i cilësoi pamjet nga Ceuta si tronditëse dhe paralajmëroi se Italia nuk do të qëndrojë pasive përballë këtyre zhvillimeve.
"Imazhet që vijnë nga Ceuta janë tronditëse dhe tregojnë, edhe një herë, se emigracioni i pakontrolluar i paligjshëm përbën një kërcënim konkret për sigurinë e kufijve të Evropës. Kam folur me Ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi. Italia nuk do të rrijë duarkryq dhe të vëzhgojë. Ne po mbledhim organet përkatëse dhe pas këtyre takimeve, jemi të përgatitur të ndërhyjmë me masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e qytetarëve, përfshirë pezullimin e Zonës Shengen me Spanjën. Lidhur me emigracionin e paligjshëm, ne nuk do të lëshojmë asnjë centimetër: mbrojtja e kufijve, ndalimi i trafikantëve të qenieve njerëzore dhe sigurimi i riatdhesimeve efektive do të vazhdojnë të jenë linja e kësaj Qeverie," theksoi Meloni në"X".
Le immagini che arrivano da Ceuta sono impressionanti e dimostrano, ancora una volta, che l’immigrazione clandestina fuori controllo rappresenta una minaccia concreta per la sicurezza dei confini europei.
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) July 30, 2026
Mi sono confrontata con il Ministro dell’Interno Matteo Piantedosi.…
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili mbështeti kërkesën për masa më të forta në menaxhimin e flukseve migratore. Sipas Tajanit, vendimi i qeverisë spanjolle për tu dhënë shtetësi spanjolle, dhe rrjedhimisht shtetësi evropiane, mbi 500 mijë emigrantëve të parregullt ka qenë një zgjedhje e gabuar.
"Unë jam pro mbylljes së Zonës Shengen për Spanjën dhe kam besim të plotë në veprimet e Ministrit Piantedosi. Imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar përbën një rrezik për sigurinë kombëtare. Imazhet që vijnë nga Ceuta tregojnë se si vendimi i Qeverisë së Madridit për t'u dhënë shtetësinë spanjolle, dhe për këtë arsye evropiane, mbi 500,000 emigrantëve të parregullt është thellësisht i gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore," shkroi Tajani në "X".
Sono favorevole alla chiusura dello spazio Schengen con la Spagna e ho piena fiducia nell’operato del Ministro Piantedosi. L’immigrazione irregolare e incontrollata rappresenta un pericolo per la sicurezza nazionale. Le immagini che arrivano da Ceuta dimostrano come la scelta del…
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) July 30, 2026
Deklaratat vijnë në një moment kur Spanja po përballet me një valë të re emigrantësh në Ceuta, ndërsa autoritetet spanjolle kanë angazhuar ushtrinë dhe forca shtesë sigurie për të menaxhuar situatën në enklavën kufitare. Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi se 60 efektivë të forcave të armatosura do t’i bashkohen policisë lokale për menaxhimin e situatës.
Gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin, të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë tentuar të hyjnë duke notuar nga brigjet e Marokut drejt territorit spanjoll. Pamjet e publikuara tregojnë dhjetëra persona, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, që mbërrijnë në brigjet e enklavës. Disa prej tyre janë dëgjuar duke thënë: “Lamtumirë Marok, mirëmëngjes Spanjë”. Në plazhet e Ceutës janë gjetur jelekë shpëtimi, pendë noti dhe kostume neopreni të braktisura.
View this post on Instagram
Autoritetet spanjolle e kanë cilësuar këtë si valën më të madhe të emigracionit drejt Ceutës që prej vitit 2021, kur më shumë se 10 mijë persona kaluan kufirin brenda vetëm dy ditësh. Presidenti i qytetit autonom të Ceutës, Juan Vivas, tha se më shumë se 1 500 persona kanë mbërritur në enklavë gjatë ditëve të fundit, me një mesatare prej rreth 200 personash në ditë. Ai paralajmëroi se qendrat e pritjes janë të mbipopulluara dhe se situata është kthyer në një emergjencë.
Ndërsa, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se qeveria ka mobilizuar të gjitha burimet e nevojshme për përballimin e krizës në Ceuta. Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska do të vizitojë enklavën për t’u takuar me autoritetet lokale, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e Marokut. Dy vendet kanë rënë dakord për masa që synojnë kthimin në Marok sa më shpejt të jetë e mundur të të gjithë personave që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin spanjoll./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur për Reformën Territoriale, tha se Shqipëria duhet të ketë mi...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i shp&e...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka propozimin e opozitës për kërkesën e 100 njësi...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e mban ish-Presidentin në kafaz të qelqtë, pasi sip...
“Këta janë ekstremistë të majtë, të cilët me Sali Berishën kanë një armiqësi ideologjike të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. I ftuar në nj&eu...
Erion Zylyftari TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i deg&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është gati që ta votojë ndryshimin kushtetues që p&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për çështjen e Zvërnecit tha se ky porjekt ...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, ku ka propozuar nj&eu...