Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Anëtarët e partisë e kanë votuar kundër shkarkimit 169, ndërsa pro 152.
KOSOVË- Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i shpëtoi nismës për shkarkimin e tij gjatë Kuvendit të partisë, të mbajtur këtë të enjte. Në Kuvend morën pjesë 328 nga 355 delegatë me të drejtë vote, të cilët u thirrën për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdonte të drejtonte partinë apo do të largohej nga posti i kryetarit. Gjatë Kuvendit, anëtarët e partisë e kanë votuar kundër shkarkimit 169, ndërsa pro 152.
Procesi i votimit u zhvillua pas kërkesës së një grupi delegatësh për rishikimin e udhëheqjes së LDK-së, duke e kthyer mbledhjen në një test të rëndësishëm për drejtimin e partisë. Në përfundim të votimit, Abdixhiku mori besimin e delegatëve dhe u rikonfirmua në detyrë, duke i mbijetuar nismës për shkarkimin e tij.
Në fillim të nisjes së Kuvendit, Abdixhiku e cilësoi si të gabuar e të pavend nismën për shkarkimin e tij. Sipas tij, nga ky kuvend që për qëllim rrëzimin e kreut partiak, LDK-ja nuk del më e fortë, më e organizuar e as më e bashkuar. Ai argumentoi se brenda pak muajsh ishte paraparë që të mbahej procesi i rregullt zgjedhor në parti, duke thënë se nuk do të kishte nevojë për rrëzim, por për zgjedhjen e udhëheqjes së re.
Sipas tij, përgjegjësinë për punën i jep aktivistëve që u angazhuan gjatë fushatës zgjedhore dhe që e mbrojtën partinë, e jo atyre, që sipas Abdixhikut, refuzuan të merrnin pjesë në organet e partisë e në betejat politike. Abdixhiku tha se së voni delegatët janë përballur me presione dhe kërcënime për nënshkrimet për nismën kundër tij, duke argumentuar se kjo nuk është mendësia rugoviane.
“Sot do të ju flas hapur, jo vetëm si kryetar, por si njëri prej jush. Sot jemi mbledhur në kuvendin e jashtëzakonshëm, të dytin këtë vit e të katërtin prej marrjes së detyrës. Këtë Kuvend nuk e kam thirrur, më është thirrur. Si kryetar i LDK-së e kam detyrim ta konsideroj dhe ta mbajmë pa asnjë vonesë.
Në historinë tonë të madhe partiake, Kuvendet janë parë si festë. I kemi quajtur festë, i kemi trajtuar si festë të gjitha proceset. Sot më duhet të them me keqardhje që këtë Kuvend nuk e shoh si festë. Për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare po mblidhem jo për të zgjedhur por për të rrëzuar. 30 korriku do të mbetet në histori se rrëzimi i kryetarit të partisë tentohet. Nga ky Kuvend nuk del LDK-ja më e bashkuar”, tha Abdixhiku.
Pasi Abdixhiku i shpëtoi nismës për shkarkim, ka reaguar në rrjete sociale edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, duke e konsideruar këtë fitore frymëzim.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, shkruan Osmani në Facebook./Dosja.al
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka propozimin e opozitës për kërkesën e 100 njësi...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e mban ish-Presidentin në kafaz të qelqtë, pasi sip...
“Këta janë ekstremistë të majtë, të cilët me Sali Berishën kanë një armiqësi ideologjike të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. I ftuar në nj&eu...
Erion Zylyftari TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i deg&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është gati që ta votojë ndryshimin kushtetues që p&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për çështjen e Zvërnecit tha se ky porjekt ...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, ku ka propozuar nj&eu...
Pandeli Majko TIRANË- Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar lidhur me nismën e qeverisë për hapjen e një konsullate serb...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se drejtimi politik i partisë duhet të fokusohet në afrimin me qytetarët. Gjatë mb...