24 December 2025, 12:57
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi është futur në biznes më 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri Rama.
Lideri i opozitës tha se Agasi rezulton me fitime, të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë. Sipas tij, të gjitha këto janë para të vjedhura të qytetarëve shqiptarë.
"Po flisja për imunitetet, por nuk është më pak e zezë, përkundrazi edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku në të vërtetë kopshti privat i Edi Ramës ka pasur si protagonist kryesor në hije baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu. Dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën, siç është faktuar me dokumente. Armand Frangu, ky mafioz i denoncuar para jush dhe në parlament me dhjetëra e dhjetëra herë, dhe që për fat të keq mediat e qeverisë ngurojnë t’ia përmendin emrin, pacaka e dinë se më mirë se unë se Ermal Beqiri është Armand Frangu, se Gerond Meçe është Armand Frangu, se Daniel Shima është Armend Frangu, por atë nuk e përmendin. Mos harroni një gjë.
Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama. Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi. I faktuar. I faktuar. I faktuar. Ndaj dhe ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë. Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur. Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë. A mund të kuptohet kjo? A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?
Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën. Dhe mediat rrinë dhe merren me Ermal Beqirin, Gerond Meçen, Ervina Gjanën që shkoi drejtoreshë e kiber-hetimit, etj, etj. Pra, a mundet një njeri të futet në shtator me 1 mijë euro të regjistrojë EA Solutions, se të gjitha këto të Armand Frangut janë me Solutions, se ky i ka zgjidhjet ky mafioz që u ka rrëmbyer qindra e qindra milionë euro shqiptarëve. Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë. Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme." tha Berisha./Dosja.al
ergys agasi sali berisha opozita
Politike
24 December 2025, 12:49
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama ka dalë hapur kundër heqjes s&eum...
Politike
24 December 2025, 12:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar ditën e sotme për besimtarët dhe të gjithë shqip...
Politike
24 December 2025, 11:51
Esiona Konomi
Kuvendi
TIRANË- Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju je...
Politike
24 December 2025, 11:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi disa pamje që tregojnë se Ergys Agasi udhëtonte së...
Politike
24 December 2025, 10:22
D.S
Deputetët e opozitës në Gjykatën Penale
TIRANË- Do zhvillohet sot seanca e masës së sigurisë ndaj protestue...
Politike
24 December 2025, 09:58
I.A
Armando dhe Eduard Ndreca
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në...
Politike
24 December 2025, 09:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë me dije se Shqipëria është pajisur me sistemin...
Politike
24 December 2025, 08:31
D.S
Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknol...
Politike
23 December 2025, 22:37
E. D
foto ilustruese
Bulevardi "Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, këto ditë &e...
Politike
23 December 2025, 22:15
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me zhvillimet që...