7 August 2026, 17:05
Nga E.d
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se takimi me Kurtin nuk ka prodhuar asnjë marrëveshje, duke theksuar se palët mbeten larg një kompromisi politik për çështjen e presidentit. Kreu i LDK-së u shpreh se balanca institucionale mbetet kusht themelor për çdo marrëveshje mes palëve.
Sipas Abdixhikut, çështja kryesore në negociata mbetet posti i presidentit. Ai tha se LDK ka propozuar që kandidati për këtë post të vijë nga radhët e saj dhe më pas emri të diskutohet me partnerët e koalicionit, por deri tani nuk është arritur një dakordësi.
Lumir Abdixhiku: Sa më shumë vonohemi, aq më e vështirë bëhet arritja e një marrëveshjeje. Nuk kam lajme të reja, por mund të them se jemi shumë, shumë larg një marrëveshjeje dhe nuk pres që kjo të ndryshojë pa ndryshuar qëndrimet e partive politike. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme. Përderisa nuk ka një balancë të tillë, nuk mund të ketë as marrëveshje politike për të cilën kemi diskutuar prej kohësh.
Jam përpjekur me vullnet të mirë për të gjetur një zgjidhje. Është e lehtë të shkosh në zgjedhje të reja, por kemi edhe afate kushtetuese që nuk mund t’i tejkalojmë. Nëse ato skadojnë, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë të gjendet një zgjidhje, jo të merremi me atë se kush po e mund apo kush po e vonon procesin. Fatkeqësisht, në këtë pikë jemi në një rrugë që nuk garanton një zgjidhje të qëndrueshme. Çështja kryesore mbetet presidenti. LDK ka propozuar që kandidati për president të vijë nga radhët e LDK-së dhe më pas emri të diskutohet me partnerin e koalicionit, por nuk kemi arritur marrëveshje.
I kërkova që seanca të thirret që sonte, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet kryesia dhe të formohet qeveria. Në rrethanat aktuale nuk besoj se ka arsye për takime të tjera. Takimet kanë kuptim vetëm kur ekziston gatishmëri për kompromis. Në momentin që biem dakord që propozimi për president të vijë nga LDK-ja, atëherë mund ta propozojmë së bashku emrin për president./Dosja.al
lumir abdixhiku ldk
Politike
7 August 2026, 16:45
E.d
Deputetët e legjislaturës së re gjatë betimit
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe dis...
Politike
7 August 2026, 16:35
E.d
Julinda Emiri
TIRANA- Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD, Julinda Emiri ka akuzuar ditën e sotme se kryeministri Ram...
Politike
7 August 2026, 16:23
E.d
Albano Stolaj
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me reformën e re territoriale e cila është propozuar ng...
Politike
7 August 2026, 16:13
E.d
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika.
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se Kosova ndodhet n&eum...
Politike
7 August 2026, 14:43
E. D
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i LVV-së, Albin Kurti
KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dh...
Politike
7 August 2026, 13:19
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albi...
Politike
7 August 2026, 13:17
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur shqetësim për rregulloren e re të GJKKO-së, duke e konsideruar at&e...
Politike
7 August 2026, 11:57
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka folur për rrugëtimin e...
Politike
7 August 2026, 10:50
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar një rast, ku ujësjellësi i Elbasanit ka gjobitur një familjeje që...
Politike
7 August 2026, 07:24
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, n...