8 August 2026, 09:16
Nga E. D
Eric Wendt
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas konfirmimit të Eric Wendt, si Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri. Me anë të një reagimi zyrtar, Ambasada Amerikane ka uruar Wendt për detyrën e re dhe ka deklaruar se pret me kënaqësi ardhjen e tij në Tiranë. Ambasada thekson se Wendt do të mbështesë në Shqipëri vizionin e presidentit amerikan Donald Trump për siguri të përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.
Reagimi i ambasadës amerikane:
U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.
Kandidatura e Wendt u votua në seancën plenare të Senatit me 50 vota pro dhe 44 kundër, pas mbështetjes së marrë më herët në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë. Eric Wendt do të jetë pasuesi i ambasadores Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e saj në Shqipëri në vitin 2023. Që prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa procesi për emërimin e një ambasadori të ri u zgjat për shkak të procedurave të konfirmimit në Senat.
Kush është Eric P. Wendt?
Eric P. Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane, me mbi tre dekada shërbim ushtarak, pjesën më të madhe të karrierës së tij në forcat speciale amerikane “Green Beret”. Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur role të rëndësishme në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.
Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez gjatë viteve 2017–2019, si dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara. Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në sigurinë kombëtare në Naval Postgraduate School.
Wendt flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten. Ky nuk është propozimi i parë i tij për një post ambasadorial. Gjatë mandatit të parë të Donald Trump, Wendt ishte propozuar për ambasador në Katar, por kandidatura e tij nuk u finalizua nga Senati amerikan./Dosja.al
eric wendt
Politike
7 August 2026, 23:05
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në Kuvend, vetëm pak orë para skadi...
Politike
7 August 2026, 18:17
E.d
Kuvendi i Kosovës
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit do të mb...
Politike
7 August 2026, 17:05
E.d
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se takimi me Kurtin nuk...
Politike
7 August 2026, 16:45
E.d
Deputetët e legjislaturës së re gjatë betimit
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe dis...
Politike
7 August 2026, 16:35
E.d
Julinda Emiri
TIRANA- Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD, Julinda Emiri ka akuzuar ditën e sotme se kryeministri Ram...
Politike
7 August 2026, 16:23
E.d
Albano Stolaj
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me reformën e re territoriale e cila është propozuar ng...
Politike
7 August 2026, 16:13
E.d
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika.
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se Kosova ndodhet n&eum...
Politike
7 August 2026, 14:43
E. D
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i LVV-së, Albin Kurti
KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dh...
Politike
7 August 2026, 13:19
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albi...
Politike
7 August 2026, 13:17
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur shqetësim për rregulloren e re të GJKKO-së, duke e konsideruar at&e...