18 January 2026, 11:35
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të cilat kanë qarkulluar në lidhje më Bordin e Paqes, për të cilën u tha se vendi duhet të paguaj 1 milardë euro. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro.
Rama fajësoj mediat, të cilat sipas tij deformojnë të vërtetën. Në fund, ai tha se për të rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve.
Postimi i Edi Ramës
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR
E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani./Dosja.al
edi rama bordi i paqes 1 miliardë euro
Politike
18 January 2026, 10:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama tha se gjatë javës ka marrë pjesë në Konferencën e Rektor&e...
Politike
18 January 2026, 09:58
E.d
TIRANË- Rama ka folur për parkun e energjisë së rinovueshme me erë. Gjatë podcast-it të tij 'Flasim', Rama u shpreh kjo ka ...
Politike
18 January 2026, 09:51
E.d
TIRANË- Kryeministri Rama gjatë podcasti-it të tij 'Flasim', u ndal edhe tek pezullimni i vizave nga SHBA. Në lidhje me këtë, Ra...
Politike
18 January 2026, 09:44
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama tha se qeveria dhe grupi parlamentar janë të fokusuar te sfidat e vitit politik 2026. Në podcasti-in...
Politike
18 January 2026, 09:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë i jep Shqip&eu...
Politike
18 January 2026, 09:11
E.d
Foto ilustruse
Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2...
Politike
18 January 2026, 08:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme, letrën që ka marrë nga presidenti Donald Trump,...
Politike
17 January 2026, 20:37
E. D
BERLIN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë...
Politike
17 January 2026, 19:58
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur pas situatës së tensionuar para Kryemini...
Politike
17 January 2026, 19:42
E. D
TIRANË- Protesta e “Shqipëria Bëhet” është shoqëruar me tensione përpara kryeministrisë. Si&cced...