19 November 2022, 14:56
Nga k.m.
Skënder Gjinushi dhe Ambrozia Meta
TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka bërë një propozim për Akademinë e Shkencave. Në rrjetin e saj social, gazetarja Meta shkruan se kryetari u diskreditua publikisht me një fjalim plagjaturë gjatë fjalimit të tij në konferencën e 50- vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit.
"Por përveç disa mediave dhe portaleve që denoncuan skandalin, falë ndërhyrjes së studiueses dhe gjuhëtares Ledi Shamku, asnjë nuk e ka artikuluar kërkesën për dorëheqjen e tij. As Ministrja e Arsimit nuk është shqetësuar sepse ajo vetë bashkëjeton me plagjiaturën e saj. Po Edi Rama, që në çdo dalje para Akademisë së Shkencave, thotë që Eqrem Çabej përdridhet në varr, e di që arsyeja për këtë, është i emëruari i tij në Akademinë e Shkencave?!,"-shkruan në rrjetet e saj.
POSTIMI I PLOTË:
Në ditët e fundit në Shqipëri, kaloi me humor një skandal shumë i madh. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, me një të shkuar të zezë komuniste dhe partiake, u diskreditua publikisht, pasi mbajti një fjalim plagjiaturë, bazuar mbi një vepër imagjinare, gjatë konferencës për 50- vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit. Një institucion që duhet të flasë për plagjiaturat, ka në krye një njeri që jo vetëm ka marrë nje fjalim plagjiaturë por është aq injorant sa citon një autor dhe vepër që nuk kanë ekzistuar kurrë. Kaq do mjaftonte që ai të humbiste titullin që mban dhe karrigen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave për kompromentim të rëndë të figurës së akademikut. Por përveç disa mediave dhe portaleve që denoncuan skandalin, falë ndërhyrjes së studiueses dhe gjuhëtares Ledi Shamku, asnjë nuk e ka artikuluar kërkesën për dorëheqjen e tij. As Ministrja e Arsimit nuk është shqetësuar sepse ajo vetë bashkëjeton me plagjiaturën e saj. Po Edi Rama, që në çdo dalje para Akademisë së Shkencave, thotë që Eqrem Çabej përdridhet në varr, e di që arsyeja për këtë, është i emëruari i tij në Akademinë e Shkencave?! Keqardhje për ata akademikë, studiues dhe intelektualë që heshtin. Ju jeni më keq se 80 % e atyre që nuk lexojnë sepse nuk keni guxim dhe dinjitet.
Disa kohë më parë, Ledi Shamku zbuloi se në fjalimin e tij, Gjinushi flet për libër “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” që nuk ekziston. Është thjesht një krijim sarkazme.
skënder gjinushi ambrozia meta
Politike
19 November 2022, 13:34
k.m.
Edi Rama me Macron dhe Trudeu
TUNIZI- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer puthjet dhe përqafimet në Samitin e XVIII të Frankofonisë....
Politike
19 November 2022, 13:01
e.k
Ilir Alimehemeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehemeti ka shpalosur sot platformën e tij para demokratëve të njësive 1 dhe 2 në Tira...
Politike
19 November 2022, 13:12
k.m.
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama
TUNIZI- Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një foto homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Nga...
Politike
19 November 2022, 12:44
e.k
Gerti Bogdani
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka prezantuar sot platformën e tij para demokratëve të deg&...
Politike
19 November 2022, 12:27
e.k
Ftamir Merkoçi
TIRANË- Fatmir Merkoçi ka shpalosur sot programin e tij para demokartëve të degëve 1 dhe 2 në kryeqyt...
Politike
19 November 2022, 12:34
k.m.
Sali Berisha dhe demokrati
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer sot një vizitë në Panairin e Libirt n&eum...
Politike
19 November 2022, 12:24
k.m.
Julian Deda
TIRANË- Aktori dhe kandidati i Primareve, Julian Deda është shprehur besimplotë që demokratët do të fitonin ...
Politike
19 November 2022, 12:11
e.k
Enkelejda Fejzo
TIRANË- Pedagogia Enkelejda Fejzo ka prezantuar sot plaformën e saj para demokratëve të degës 1 dhe 2 në...
Politike
19 November 2022, 11:54
e.k
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka prezantuar sot platformën e tij për bas...
Politike
19 November 2022, 11:38
e.k
Adriana kalaja
TIRANË- Juristja Adriana Kalaja ka prezantuar sot platformën e saj para demokratëve të degëve 1 dhe 2 në kuad&...