29 July 2026, 18:03
Nga E. D
Ana Brnabić, Dobrica Veselinović
SERBI- Deklarata e deputetit serb nga Fronti i Gjelbër, Dobrica Veselinović, ka shkaktuar 'tërmet' gjatë seancës në Kuvend, pasi iu referua Kosovës si “fqinj”. Në fjalën e tij, Veselinović tha se Serbia po e shtyn zgjidhjen e çështjeve me Kosovën, gjë që sipas tij ndikon edhe në rrugën drejt integrimit evropian.
“Po e shtyjmë zgjidhjen e problemeve të vështira me fqinjët tanë, me Kosovën, dhe nuk do të hyjmë në Bashkimin Evropian. Kjo është ajo për të cilën qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Veselinović.
Por deklarata e Veselinović për Kosovën solli reagimin e menjëhershëm të kryetares së Kuvendit serb, Ana Brnabić, e cila tha se kjo nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Deklaratat u bënë gjatë debatit parlamentar në Beograd, në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten një nga temat kryesore të politikës së brendshme dhe dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Dua të them që ju thatë diçka që është shumë serioze, por unë nuk ju ndërpreva për shkak të lirisë së shprehjes në Kuvendin e Serbisë. Si Kryetare e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, më duhet t’ju them se, kur thatë ‘me fqinjët tanë, me Kosovën’, për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë ata nuk janë fqinjët tanë. Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë dhe krahinë autonome. Nuk janë fqinjët tanë. Ky është qartazi qëndrimi juaj, prandaj nuk ju ndërpreva, por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë”, deklaroi Brnabić./Dosja.al
dobrica veselinović ana brnabić kosove shqiptaret ne serbi
Politike
29 July 2026, 17:53
E. D
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë...
Politike
29 July 2026, 17:11
E. D
Aleksandar Vuçiç
BRUKSEL- Bashkimi Evropian bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin...
Politike
29 July 2026, 15:07
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi duke folur për mediat pas seancës në GJKKO u ndal edhe te mesazhet që ka shk&...
Politike
29 July 2026, 14:30
G.M
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka mohuar sërish akuzat ndaj tij gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, duke akuzu...
Politike
29 July 2026, 13:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike, ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marr...
Politike
29 July 2026, 13:23
E.d
Foto ilustruse
Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi se biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë. Ai është...
Politike
29 July 2026, 13:03
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANË- Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është ndërprerë për një pushim ...
Politike
29 July 2026, 12:38
G.M
Gentian Gjyli
TIRANË- Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH, është paraqitur sërish në SPAK, këtë herë në kuadë...
Politike
29 July 2026, 12:27
E.d
Lindsey Hilsum dhe Edi Rama
TIRANË- Gazetarja e njohur britanike të rrjetit 'Channel 4', Lindsey Hilsum ka vënë në siklet kry...
Politike
29 July 2026, 12:05
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në GJKKO. Kryemadhi ka paras...