Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Marrëveshja 302 milionë euro me SHBA/ PD: Vetëm 19 nga 74 deputetët që votuan rezultojnë se janë konsultuar me marrëveshjen
Përmes një njoftimi, PD deklaron se sipas informacionit zyrtar të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit i kanë nënshkruar vetëm 27 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga 140 deputetë gjithësej.
29 July 2026, 13:36Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike, ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak. Sipas saj, vetëm 19 nga 74 deputetët që votuan ratifikimin e marrëvesjes për huanë 302 milion dollar, rezultojnë se janë konsultuar me marrëveshjen. Kjo duke shtuar se 55 deputetë votuan pa ditur se çfarë po votojnë.
Përmes një njoftimi, PD deklaron se sipas informacionit zyrtar të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit i kanë nënshkruar vetëm 27 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga 140 deputetë gjithësej. Sipas saj, vetëm 19 prej tyre ishin njohur me të paraprakisht. Konkretisht: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi, Admir Kadeli.
Deklarata e PD
55 deputetë votojnë pa ditur se çfarë po votojnë.
Sipas informacionit zyrtar të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit i kanë nënshkruar vetëm 27 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga 140 deputetë gjithësej. Nga këto janë 8 deputetë të opozitës, anëtar në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomisë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim në seancë plenare më pas, për shkak se kanë konsideruar që mbledhja e senacës Brenda të njëjtës ditë është antikushtetuese.
Për pasojë, vetëm 19 deputetë të Grupit Parlamentar të PS, konkretisht: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi, Admir Kadeli./Dosja.al