12 September 2026, 18:33
Nga E. D
Sali Berisha
RINAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar diasporën shqiptare si pjesën më frymëzuese të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Duke folur për mediat nga Rinasi, Lideri i opozitës theksoi se diaspora është tashmë shumë më e fuqishme dhe e gatshme të luajë sërish një rol në ndryshimet politike në Shqipëri. Sipas tij, takimet me shqiptarët në SHBA ishin ‘më frymëzueset’ dhe i rikthyen në kujtesë zhvillimet e rreth 35 viteve më parë, kur opozita shqiptare kërkonte mbështetjen e diasporës dhe administratës amerikane për rrëzimin e regjimit komunist.
"Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin. Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet. Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme. Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane. Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë. Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalës," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
12 September 2026, 18:20
E. D
Sali Berisha
RINAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Sht...
Politike
12 September 2026, 18:17
E. D
Edi Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në Gjirokastër me an&e...
Politike
12 September 2026, 18:10
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar nj&eu...
Politike
12 September 2026, 18:06
E. D
Bledi Çuçi
VLORË- Takimi i kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës me anëtarët e PS-së dhe qytetarët v...
Politike
12 September 2026, 17:17
E. D
Arben Ahmetaj, Ilir Meta
TIRANË- Presidneti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi lidhur me denoncimet e forta të ish-numrit 2 t&e...
Politike
12 September 2026, 17:12
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarë...
Politike
12 September 2026, 16:51
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për të ardhmen e saj politike, mundësinë për t&eu...
Politike
12 September 2026, 16:23
E. D
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territorial...
Politike
12 September 2026, 16:07
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve. Me anë t&eu...
Politike
12 September 2026, 14:57
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me protestën në kantjerin e Muzeut Hebraik të Vlorës. Me...