LIVE UPDATES
Politike

‘Rama sulmon gjyqtarët për pagat’/ Bardhi: Vetes ia rriti rrogën me 100%, vendimin e GJK se zbaton

Bardhi thotë se qeveria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve dhe se, prej muajsh, nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e situatës. 

12 September 2026, 19:28 Nga E. D
‘Rama sulmon gjyqtarët për pagat’/ Bardhi: Vetes ia rriti
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pagat e magjistratëve, duke akuzuar kreun e qeverisë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për krizën financiare në sistemin e drejtësisë.

Bardhi thotë se qeveria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve dhe se, prej muajsh, nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e situatës. Sipas tij, Rama duhet të shpjegojë pse për pesë muaj nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pse qeveria nuk ka ndërmarrë masa për të reflektuar vendimin në legjislacion.

Reagim i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Edi Rama duhet të japë llogari për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese! Edi Rama po përpiqet prej ditësh të manipulojë opinionin publik për pagat e magjistratëve, për të fshehur përgjegjësinë e tij për një situatë të paprecedentë: sistemi i drejtësisë është lënë në kolaps financiar, ndërsa magjistratët dhe administrata e gjykatave e prokurorive janë lënë pa paga. Por propaganda nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë. Edi Rama duhet t’u përgjigjet shqiptarëve:

Pse për pesë muaj nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Pse qeveria e tij nuk ndërmori asnjë veprim për të zbatuar një vendim detyrues të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ishte e qartë se mosveprimi i Kuvendit brenda datës 31 korrik 2026 do të sillte pasojat e parashikuara nga vetë Gjykata? Pse, deri më sot, Këshilli i Ministrave nuk ka paraqitur asnjë projektligj që reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, por është fshehur pas dy deputetëve të tij që as dinë çfarë kanë firmosur?

Këto janë pyetjet që Edi Rama duhet t’u përgjigjet. Jo të sulmojë sistemin e drejtësisë. Jo të ndërtojë alibi. Jo të prodhojë propagandë. Edi Rama ia rriti rrogën vetes me 100%, ndërsa magjistratëve u thotë: “Nuk mund t’jua rris me 51%”! Në periudhën 2022–2023, në emër të rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve, pagat e funksionarëve dhe punonjësve të sektorit publik u rritën ndjeshëm, në disa raste deri në 100% të vlerës së tyre. Përfituan Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetët, drejtuesit dhe një pjesë e administratës publike. Por gjyqtarët dhe prokurorët u lanë jashtë kësaj rritjeje. Ata nuk përfituan asnjë rritje page gjatë asaj periudhe.

Më e rëndë është se kjo vendimmarrje e Kuvendit është vlerësuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, përmes dy vendimeve. Pavarësisht kësaj, Edi Rama dhe shumica e tij në Kuvend shkelën vendimin e parë të Gjykatës Kushtetuese dhe, prej pesë muajsh, refuzojnë të zbatojnë edhe vendimin e dytë. Ky është i vetmi shkak i krizës së paprecedent të krijuar në sistemin e drejtësisë.

Edi Rama gënjen po ashtu kur përpiqet t’ia faturojë Gjykatës Administrative detyrimin për pagesat e prapambetura që nga prilli 2023. Ky detyrim është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e shkurtit 2026, duke përcaktuar madje edhe formulën mbi bazën e të cilës përllogaritet pagesa e prapambetur. Përpjekja për të deformuar faktet dhe për t’ia transferuar përgjegjësinë institucioneve të tjera është thjesht një tjetër përpjekje për t’iu shmangur llogaridhënies.

Në një shtet normal, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen, nuk interpretohen sipas interesit politik dhe nuk zvarriten për pesë muaj. Zbatohen. Në një shtet të së drejtës, qeveria nuk mund të zgjedhë se cilat vendime respekton dhe cilat jo. Prandaj, Edi Rama duhet t’u japë llogari shqiptarëve. Përse nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Përse lejoi që sistemi i drejtësisë të mbërrinte në këtë pikë? Dhe përse, në vend që të zgjidhë krizën, po përpiqet ta mbulojë atë me propagandë? Edi Rama siç i ka dhënë urdhër Ministrit të Finacave të bllokojë llogaritë e pagave të magjistratëve, ashtu i ka dhënë urdhër edhe Parlamentit të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, shqiptarët meritojnë përgjigje, jo justifikime. Kushtetuta nuk është zgjedhje politike. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese. Dhe askush, përfshirë Edi Ramën, nuk është mbi Kushtetutën./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa