https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Drejtuesi i fushatës së Trump në PD/ Peleshi: Keni gjetur shpëtim në një kompani marketingu, ju jeni dorëzuar
Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi ka ironizuar ardhjen e LaCivita, duke deklaruar se PD-ja ka gjetur shpëtim në një kompani marketingu.
17 February 2025, 11:43Nga I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi ka komentuar ardhjen e drejtuesit të fushatës elektorale të Trump, Chris LaCivita në drejtim të fushatës elektorale të PD-së. Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi ka ironizuar ardhjen e LaCivita, duke deklaruar se PD-ja ka gjetur shpëtim në një kompani marketingu.
"E rëndësishme për ju, keni gjetur një shpëtim, një kompani marketingu. Për një kompani kaq të rëndësishme, si PD ta mbështes shpresën në një kompani marketingu që e bën të zezën të bardhë, duhet të jetë një dorëzim. Kjo foltore duhet të jetë për mendime, alternative. Nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Kur e merrni fjalën mos na fyeni inteligjencën shqiptarëve. Kemi gjetur një kompani marketingu që di të bëjë të zezën të bardhë," tha Peleshi.