11 November 2022, 18:30
Nga A.B
Edi Rama
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ishte pjesmarrës në Forumin e Paqes që zhvillohet në Paris. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij është ndalur edhe tek rajoni i Ballkanit Perëndimor, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria ku u shpreh se ka më shumë mundësi mes shteteve që të punojnë së bashku. Rama tha se Ballkani i Hapur është një projekt që nxit vendet për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave, që sipas tij do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit.
'Unë e mbështes Kryeministrin Macron dhe e falenderoj që për të qenë pjesë e këtij paneli. Ne mendojmë se kemi shumë mundësi që të punojmë së bashku, të ndërtojmë iniciativa si Ballkani i Hapur së bashku me shtetet e tjera të rajonit, një projekt i cili na nxit për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave. Ka patur njerëz që ka pasur qëndrime skeptike ndaj kësaj iniciative, ndërsa nga ana tjetër së fundmi kemi gjetur përkrahje për këtë ide që kemi zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, e cila do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit. Unë besoj se do të vijojmë në këtë rrugë. Më vjen keq zoti President që unë nuk fola siç fola homologu nga Amerika Latine, por besoj se isha në një linjë me qëndrimet tuaja”, u shpreh Rama.
Më tej Rama u shpreh se shtetet e rajonit tonë kanë arritur me sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional, teksa shtoi ndër të tjera se Rusia ka influencë të madhe në rajon dhe mund të shkaktojë destabilitet.
“Mendoj se duke qenë kryeministër i Shqipërisë, dhe jo Presidenti i Francës unë nuk do të kem detyrë që të zgjidh problemet e botës, këtë unë e kuptoj, por nga ana tjetër ju e dini që tashmë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional duke qenë rajoni më i brishtë. Ne duam të jemi pjesë e komunitetit të shteteve europiane. Kemi dhe përgjegjësitë tona. E dimë shumë mirë se në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një influencë të madhe dhe mund të shkaktojë destabilitet në një farë mënyre. Por për shkak të ndarjeve historike që ka Ballkani Perëndimor, Rusia ka sërish një ndikim në Ballkanin Perëndimor. Ka çështje të cilat cenojnë stabilitetin që është gjetja e një zgjidhje paqësore mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të shikojmë që shtetet ballkanike të jenë të bashkuara, të veprojnë së bashku. Jam shumë i kënaqur që shtetet ballkanike votuan në një zë kur ishte fjala për të ndëshkuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Mund të them që jemi në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama.
edi rama forumi i paqes ne paris
Politike
11 November 2022, 17:55
k.m.
Grida Duma
TIRANË- Talk Shoë politik "TOP STORY", do të rikthehet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21....
Politike
11 November 2022, 17:36
k.m.
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kok...
Politike
11 November 2022, 17:26
k.m.
Pamje nga sheshi
TIRANË- Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të bëhen bashkë këtë 28 Në...
Politike
11 November 2022, 16:56
A.B
Grida Duma dhe Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për largimin nga parlamenti të Grida ...
Politike
11 November 2022, 16:42
a.l
Ilham Alyiev
TIRANË- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev do të vizitojë ditën e martë Shqipërinë me ftesë t&eu...
Politike
11 November 2022, 16:21
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Teksa kanë mbetur më pak se 24 orë që nga nisja e protestës së organizuar nga Partia Demokratike, k...
Politike
11 November 2022, 15:54
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mohuar zërat se ka pasur një takim sekret me kryetarin e P...
Politike
11 November 2022, 15:20
e.k
Geraldo Durdaj
TIRANË- Është shoqëruar me diskutime raportimi i drejtorit të Agjensisë së Trajtimit të Pronave...
Politike
11 November 2022, 14:58
d.a.
Rama, Abazovic dhe Soros
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në një panel diskutimi në Forumin e Paqes që po mbahet...
Politike
11 November 2022, 15:08
e.k
Admir Sinamati
TIRANË- Kryetari i Parisë Demokratike Kukës Admir Sinamati ka shpallur sot kandidaturën e tij në procesin e primare...