https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
GJK riktheu Veliajn në detyrë/ Trupa gjykuese votoi 5 me 3, ja kush ishte pro dhe kush kundër (EMRAT)
Vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
3 November 2025, 18:48Nga E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot qeverinë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë dhe dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë. Vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Gjithashtu janë zbardhur edhe emrat sesi kanë votuar anëtarët e trupës gjykuese të Kushtetueses, për kthimin në detyrë të Erion Veliaj. Po ashtu kryetarja e GJK Holta Zaçaj ka votuar kundër kthimit të Veliajt në detyrë.
Mësohet se pro kanë votuar: Sander Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini. Ndërsa kundër kanë votuar, Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi./Dosja.al