21 September 2026, 16:24
Nga E. D
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Arber Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi sekuestrimin e 15 kontratave të kompanisë “Gogel. Mes dokumenteve të sekuestruara në kuadër të hetimit për Erion Veliaj dhe vëllait te tij, është edhe marrëveshja me kompaninë “Redcloud”, e lidhur me fondin prej rreth 4.2 milionë eurosh për koncertin e reperit amerikan Kanye West.
Arbër Veliaj është pjesë e një hetimi për “pastrim të produkteve të veprës penale” që SPAK po zhvillon në një prej degëzimeve të dosjes së hapur ndaj vëllait të tij. Hetimi ndaj Veliajt nisi në vitin 2024 dhe lidhet me dyshime për 'korrupsion', 'pastrim të produkteve të veprës penale' dhe 'fshehje ose mosdeklarim të pasurisë'. Më 10 shkurt 2025, Veliaj u arrestua me kërkesë të SPAK-ut dhe vijon të jetë ende në qeli.
Në kuadër të hetimeve, SPAK ka verifikuar edhe aktivitetin e kompanisë “Gogel” sh.p.k., në pronësi të Arbër Veliajt. Sipas raportimeve, hetuesit kanë ngritur dyshime për lidhjen e aktivitetit të kompanisë me skemën financiare që po hetohet në dosjen e Erion Veliajt. Në shkurt 2025, si pjesë e veprimeve hetimore, u kontrolluan edhe ambiente dhe prona të lidhura me Arbër Veliajn dhe kompaninë e tij.
Në prill 2026, sipas materialeve të dosjes, GJKKO miratoi kërkesën e SPAK-ut për kontrollin dhe sekuestrimin e dokumenteve në kompaninë “Gogel”. Gjatë operacionit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan dokumente financiare, si dhe kontrata e marrëveshje të lidhura mes “Gogel” dhe shoqërive të tjera. Mes dokumenteve të sekuestruara ishte edhe një marrëveshje mes “Gogel” dhe kompanisë “Redcloud”, e cila është përfshirë në verifikimet e prokurorëve.
Çështja e “Redcloud” u bë publike edhe në muajt e fundit për shkak të një fondi prej rreth 4.2 milionë eurosh të miratuar nga qeveria shqiptare për organizimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West në Shqipëri. Arbër Veliaj dhe kompania e tij e kanë kundërshtuar sekuestron e dokumenteve, por pas vendimit të shkallës së parë, çështja është shqyrtuar edhe në Apel dhe në Gjykatën e Lartë, ndërsa hetimi i SPAK vijon./Dosja.al
gjykata e lartë arber veliaj erion veliaj
Politike
21 September 2026, 16:26
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në Komitetin Parlamentar të Stabili...
Politike
21 September 2026, 16:09
E. D
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi
KOSOVË- Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtar...
Politike
21 September 2026, 15:12
E. D
Sali Berisha, Taulant Balla
TIRANË- Gjykata e Posaçmee ka pushuar gjykimin e çështjes ndaj kryedemokratit Sali Berishës, ...
Politike
21 September 2026, 14:47
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar ditën e somte se ligji 21/2024 duhet shfuqizuar. Gjatë fjalës së ...
Politike
21 September 2026, 14:52
I.A
Inteligjenca Artificiale ka depërtuar tashmë në zgjedhje anekënd botës. Nga audiot e rreme të kandidatëve, te videot ku pol...
Politike
21 September 2026, 13:36
E.d
Pamje nga takimi
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kry...
Politike
21 September 2026, 12:30
E.d
Albin Kurti dhe Mike Lawler
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike Lawler, me t&eu...
Politike
21 September 2026, 12:17
I.A
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama është përplasur me përfaqësuesin e diasporës shqiptare në Michigan, Arti Tamburi, g...
Politike
21 September 2026, 12:12
E.d
: Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur të hënën se grupi...
Politike
21 September 2026, 11:34
E.d
Gazmend Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Parlamenti ka refuzuar funksio...