25 August 2025, 12:02
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Berisha foli shkurtimisht për mediat dhe tha se Zheji ishte një personalitet i mirënjohur i gazetarisë, i analizës, publicistikës dhe botimeve. Ai shtoi se gazetari ishte një zë më vete në analizat e tij. Berisha shprehu ngushëllimet familjes dhe miqve të tij dhe shtoi se lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.
"Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve. Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar.", u shpreh Berisha.
sali berisha homazhe per artur zhejin
Politike
25 August 2025, 11:47
r.ll
lapaj, xhuveli
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kreut të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajt dhe i ka lë...
Politike
25 August 2025, 11:03
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që i refuz...
Politike
25 August 2025, 10:22
r.ll
lapaj, xhuveli
TIRANË- Ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesën e Adriatik Lapajt për mandatin që koalicioni &l...
Politike
25 August 2025, 08:54
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot shpërndarjen e librave shkollorë falas. Përmes një postimi n...
Politike
24 August 2025, 21:01
N.F
Hasani
KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se i takon politikës që, brenda norma...
Politike
24 August 2025, 18:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një postimi në "Facebook" ka ndarë një video të vj...
Politike
24 August 2025, 16:57
N.F
Artur Xheji
TIRANË- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar së fundmi p&eu...
Politike
24 August 2025, 15:25
N.F
Spital
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga punimet në spitalin Rajonal t&e...
Politike
24 August 2025, 14:10
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të...
Politike
24 August 2025, 11:39
r.ll
kuvendi
KOSOVË- Gjatë vazhdimit të seancës konstituive, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vet&...