5 August 2024, 18:42
Nga I.A
Petro Gjikuria
HIMARË- Kandidati opozitar për kryebashkiak në Himarë, Petro Gjikuria ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, pas humbjes ndaj Vangjel Tavos. Me anë të një deklarate për mediat, Gjikuria ka theksuar se rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve. Po ashtu ai ka deklaruar se në këto zgjedhje u panë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre.
Deklarata e Plotë:
Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë. Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.
Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare.
petro gjikuria vangjel tavo
Politike
5 August 2024, 17:48
I.A
GREQI- Athina zyrtare ka ngritur dyshime për rregullsinë e zgjedhjeve që u mbajtën ditën e djeshme në Himarë. Kathimerini s...
Politike
5 August 2024, 16:38
I.A
Fredi Beleri
FIER- Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një reagim sërish për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ku doli ...
Politike
5 August 2024, 15:20
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së...
Politike
5 August 2024, 14:16
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir...
Politike
5 August 2024, 14:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e Partisë Demokratike se ai ka përfituar 22.4 ha tokë n&...
Politike
5 August 2024, 14:06
S.B
Nancy VanHorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë ditën e sotme detyrën. Ajo u...
Politike
5 August 2024, 13:58
r.ll
zheni gjergji
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji në një deklaratë për mediat, nga selia e PD-së, ka ...
Politike
5 August 2024, 12:45
r.ll
pirro vengu
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përs&eum...
Politike
5 August 2024, 12:33
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Në Apelin e GJKKO-së po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 t&e...
Politike
5 August 2024, 11:25
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një dalje për mediat ka publikuar disa emaile, që si...