25 July 2023, 12:19
Nga DOSJA
Shkelqim Hoxha
RROGOZHINE- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, ka përcjellë reagimin e tij në lidhje me humbjen në zgjedhje. Ai shprehet me anë të një postimi në rrjetet sociale se rezultati i zgjedhjeve të 23 korrikut, nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Sipas tij, ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. Në vazhdën e denoncimeve, ai thotë se i gjithë shteti zbarkoi në Rrogozhinë, dhe sollën me vete një paketë me mbi 1500 vota.
Postimi i plotë
Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë banorët e Rrogozhinës që dolën për të votuar. Falenderime të përzemërta për të gjithë ata që besuan tek ëndrra e ekipit tonë për një Rrogozhinë ndryshe. Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund. Faleminderit edhe atyre që vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës! Kjo periudhë rezultoi një eksperiencë unike dhe shumë mësime u nxorrën. Rezultati i zgjedhjeve të 23 Korrikut për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. I gjithë shteti zbarkoi në Rrogozhinë dhe sollën me vete një paketë me mbi 1500 vota.
Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe makineritë e tyre. Unë dhe njerëzit fisnikë që më rrethonin nuk u trembëm, nuk bëmë kompromise dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam deri në momentin e fundit për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Rrogozhinës. Votat i mbrojtëm dhe vota përsëri morëm! 4920 qytetarë përqafuan dëshirën tonë për Rrogozhinën një qytet më të mirë! 4920 falenderime të sinqerta për të gjithë ju që besoni në dinjitet dhe vlera njerëzore!
Do mbetem njëri prej jush…!
Fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte me 21 vota diferencë, si në zgjedhjet e 14 majit, por me 1752 vota. Në 24 korrik u mbyll procesi i numërimit të 54 kutive të votimit për zgjedhjet e përsëritura, të mbajtura të dielën në Rrogozhinë, pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, duke i dhënë fitoren Edison Memollës me 6658 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të "BF" me 4906 vota.
Politike
25 July 2023, 12:12
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do mbledhë Këshillit Kombëtar t&e...
Politike
25 July 2023, 12:03
m.s
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denoncuar atë që aj...
Politike
25 July 2023, 11:36
A.B
Jemin Gjana
TIRANË- Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kus...
Politike
25 July 2023, 11:38
m.s
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar selisë së PD-së,...
Politike
25 July 2023, 11:16
A.B
Jemin Gjana
TIRANË- Të dielën do të mbahen zgjedhjet për kryetar në grupin e Lulzim Bashës, ku për postin e drejtue...
Politike
25 July 2023, 11:16
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video që ka ndodhur në Berat, ku djali i dr...
Politike
25 July 2023, 10:54
A.B
Selia
TIRANË- Grupi i Lulzim Bashës ka mbledhur sot Komisionin Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut. Mbledhja...
Politike
25 July 2023, 08:28
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaron se duhet një proces gjithë përfshirës ku t&e...
Politike
24 July 2023, 23:10
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Arlind Qori, kryetar i Lëvizja Bashkë komentoi liderët e tjerë politikë në vendin tonë. I ftuar...
Politike
24 July 2023, 22:53
k.m.
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me firmosjen dy herë të deputetes Oriola Pampuri n&...