12 August 2026, 08:57
Nga E.d
Godina e Ministrisë së Jashtme
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dy ditë më parë Kolumbinë. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo bën me dije se është në kontakt me autoritetet përkatëse dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend.
Më tej ajo thotë se deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit. Gjithashtu nuk rezultojnë dëmtime nga tërmeti në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo janë në pritje të procedurave të ekstradimit.
Njoftimi i plotë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek situatën e krijuar pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë më 10 gusht 2026, me epiqendër pranë San José del Palmar, në pjesën perëndimore të Kolumbisë. Sipas të dhënave më të fundit të raportuara, tërmeti ka shkaktuar 254 viktima dhe mbi 570 persona të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i dëmeve vijojnë në zonat e prekura, ndërsa bilanci mbetet në përditësim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet përkatëse dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend. Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit.
Po ashtu, nga informacioni i marrë deri në këto momente, nuk rezultojnë dëmtime nga tërmeti në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo janë në pritje të procedurave të ekstradimit. MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe verifikimin e informacionit mbi situatën e shtetasve shqiptarë. Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kolumbi dhe kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil./Dosja.al
kolumbi shqiptar ministria për evropën dhe punët e jashtme
Politike
12 August 2026, 07:32
D.S
Volodymyr Zelensky
KOSOVË- Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që...
Politike
11 August 2026, 22:34
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur kritikave të BE-së lidhur ...
Politike
11 August 2026, 20:31
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikëve në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit se Shqipëria ësh...
Politike
11 August 2026, 19:07
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e cila është larguar nga rrathët e Partisë Socialiste, ka reag...
Politike
11 August 2026, 18:49
E. D
Joni Ernst, Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. Gjatë...
Politike
11 August 2026, 18:13
E. D
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të preside...
Politike
11 August 2026, 17:56
E. D
Departamenti Amerikan i Shtetit
SHBA- Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me deklaratat e ...
Politike
11 August 2026, 17:23
E. D
KOSOVË- Paralajmërimi i Bashkimit Evropian, reagimet e ashpra në Kosovë dhe përplasja mes zyrtarëve në Tiranë e Beogra...
Politike
11 August 2026, 16:58
E. D
Nemanja Staroviç
TIRANË- Ministri serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, ka reaguar pas deklaratave të kryeminis...
Politike
11 August 2026, 16:25
E. D
Majlinda Dhuka
TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit se...