5 June 2024, 20:37
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai ndodhet në arrest shtëpie pa asnjë akuzë konkrete të ngritur ndaj tij. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha deklaroi ndër të tjera se masa e arrestit ndaj tij u dha vetëm se ai denonconte aferat e qeverisë. Sipas Berishës, masa e arrestit është vendosur me urdhër të kryeministrit Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Nuk ka rëndësi cili ambasador e mbron Edi Ramën. Nuk ka rëndësi cili ndërkombëtar e mbështet narkoshtetin. Funksionarët shkojnë e vijnë. Por media si Rai 3, media si Bild, janë zëri i Europës për dekada e dekada, dhe do të vazhdojnë të jenë për dekada të tjera.
Për hir të së vërtetës, Sali Berisha e kishte paralajmëruar krijimin e narkoshtetit 8 vite më parë! 10 vite me parë denoncuam të parët narkoflotën e Edi Ramës, kanabizimin e Shqipërisë, dhe 8 vite më parë denoncuam dhe publikuam para shqiptarëve nomenklaturën e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë me në krye Edi Ramën.
Opozita e vërtetë i kishte denoncuar që të gjitha vite më parë. Inceneratorët, kanabizimin, 5D-në dhe çdo monstruozitet tjetër të Edi Ramës dhe Rilindjes.
Për t’i dalë zot vendit ne qëndruam zëri i pamposhtur i tij. Natyrisht paguam dhe çmimin, prandaj Sali Berisha u shpall non-grata, prandaj është sot i burgosur politik pa asnjë akuzë.
Por të dashur qytetarë dhe qytetare, pas Zotit është dheu yt dhe meriton çdo sakrifice dhe duhet t’i lutesh Zotit të pranojë sakrificën tende.
Në këtë qëndrim të pamposhtur qëndron arsyeja e luftës së egër primitive kundër opozitës shqiptare.
Prandaj u vodh vula e partisë kryesore opozitare. Prandaj kryetari i saj u godit me grusht që të mos mbante fjalën e tij përpara liderëve evropianë.Prandaj fushata zgjedhore e vitit 2023 nisi me tritol ndaj kreut të PD së Vaut të Dejës dhe u mbyll me arrestimin politik të kandidatit të Himarës.
Prandaj nuk u lejua emri i Sali Berishës në fletën e votimit. Prandaj lideri i opozitës u arrestua pa asnjë provë fakt dhe akuzë.
Dhe prandaj avokati i liderit të opozitës me porosi të Edi Ramës i bëhet atentat para kopshtit të fëmijës, në mes të ditës.
sali be
Politike
5 June 2024, 20:28
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbëshetetësve u ndal te alar...
Politike
5 June 2024, 20:26
B.Z
Kryeministria
TIRANË - Ndryshime të tjera janë bërë në kabinetin qeveritar këtë të mërkurë. Pas Ceno...
Politike
5 June 2024, 20:16
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur edhe sot fjalën në tubimin e përditshëm që zhvillohet posht&e...
Politike
5 June 2024, 19:41
I.A
Ceno Klosi
TIRANË- Pas gati tre vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi ka marrë nj&eu...
Politike
5 June 2024, 19:34
B.Z
Giorgia Meloni, Edi Rama
TIRANË - Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi sot Portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit ku do të fu...
Politike
5 June 2024, 19:16
B.Z
Edi Rama, Girogia Meloni
TIRANË - Kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim privat me homologen ...
Politike
5 June 2024, 19:07
I.A
Riccardo Magi
TIRANË- Deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ka komentuar debatin e sotëm me kryeministren italiane Giorgia Meloni në...
Politike
5 June 2024, 18:20
B.Z
Artan Hoxha
TIRANË - Gazetari Artan Hoxha ka komentuar pasditen e sotme dorëheqjen nga posti të kryetares së komanduar të Himar&eu...
Politike
5 June 2024, 17:44
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Lëvizja "Shqipëria Bëhet", do të dorëzojë ditën e nesërme në Komisionin Qën...
Politike
5 June 2024, 15:58
B.Z
Fatmir Xhafaj
TIRANË - Një deputet veteran i PS-së dhe ish-ministër i Brendshëm, Xhafaj njihet si “arkitekt” i reform&...