27 November 2024, 13:26
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se digjitalizimi i Kadastrës në vend zgjidh shumë probleme për qytetarët. Rama në Komisionin e Posaçëm Anti-Korrupsion ka deklaruar se teknologjia arrin të mbyllë të gjitha vrimat që janë hapur nga hartat prej letre. Po ashtu Rama ka thekesuar se tëknologjia nuk vlen vetëm për Kadastrën, por për çdo fushë tjetër në vend.
"Ne nuk jemi kujtuar tani, por që ditën e parë që jemi në detyrë, por në çdo hap të rrugës dhe çdo hap ka sfida të reja. Edhe duke folur për pronën, ne kuptojmë dy gjëra, ajo që është bërë është shumë voluminoze, por krejt e pamjaftueshme për pikëngritjen. Po thosha që është themelore të kuptohet që për sa kohë pikëngritja jonë është BE, atëherë volumi i punës është jo vetëm i madh, por shumë i madh, sepse janë detyra shtëpie që duhet ti bëjmë që të hyjmë në shtëpinë e BE. Nëse i zbatojmë këto detyra, atëherë do të kemi standardet e BE. E mira e kësaj, është se në këtë mënyrë ne garantojmë sundimin e ligjit për Shqipërinë.
Ka një arsye pse në Irak, Afaganistan nuk funksionon, por i marr si shembull. Ne kemi bekimin që kemi në mes të Europës dhe mund ti hedhim këto hapa. Nëse ne nuk do të kishim mundësinë, do ta harronim siç bën afganët dhe ta harronim që të vinte një ditë dhe të ishim një vend me këto standarde. Sot ne kemi me vete bekimin e kohës fal teknologjisë, nëse nuk do ta kishim këtë bekim, atëherë do të ishte një ëndërr. Edhe të imagjinosh që Kroacia që hyri përpara nesh në BE vetëm për të bërë procesin e kalimit mori 7 vjet dhe për këtë ka angazhuar një numër të lartë redaktorësh, kryeredaktorësh dhe përkthyeshin.
Ky është vetëm një shembull që vlen dhe për Kadastradën që përmes teknologjisë mund tia dalim. Me që zonja mori një shembull, unë po them rastin e një konflikti prone që dispononte hartën, por ishte me vrima dhe vendimi i gjykatës shkruante parimisht, prona nuk zgjidhet dot se procesi është me vrima. Për të gjitha vrimat që mbyllen, është teknologjia dhe unë për këtë proces jam shumë optimist. Shpresoj që këtë gjë ta bëjnë të gjithë. Nëse nuk e bëjnë të gjithë këtë gjë, atëherë do të hasim vështirësi. Kjo vlen për pronat dhe për gjithçka. Ne kemi rastin e Greqisë e cila tani po e bën digjitalizimin e Kadastrës dhe në këtë aspekt fakti që Greqia është më përpara”, tha Rama.
edi rama
Politike
27 November 2024, 13:21
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Bashkimin Evropian nuk shkohet si qeveri por si front institucionesh që ...
Politike
27 November 2024, 13:04
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Deputeti demokrat, Edi Paloka, mbajti një deklaratë para hyrjes në selinë blu ku komentoi heqje...
Politike
27 November 2024, 13:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se parlamenti duhet të jetë epiqendra e ndërveprimit intensiv për Ko...
Politike
27 November 2024, 12:52
ZH.LL
Topalli
TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar pas vendimit të lirimit të kryeopozitarit, Sali...
Politike
27 November 2024, 12:56
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e kreut t&eum...
Politike
27 November 2024, 12:45
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot konferencën e parë për shtyp duke qen&e...
Politike
27 November 2024, 12:37
I.A
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara a...
Politike
27 November 2024, 12:31
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i tij, Genc Gjokutaj, e cilësoi heqjen e masës ndaj kreut të PD-së Sali Berisha si një rezultat...
Politike
27 November 2024, 12:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Koordinatori për Programin Ekonomik në PD-Së, Dorjan Teliti, ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të...
Politike
27 November 2024, 12:13
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeminisri Sali Berisha rifiton lirinë e plotë. Sot Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe ...