16 September 2026, 22:09
Nga E. D
Hashim Thaçi, Endrit Thaçi
KOSOVË- Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshirë të atin që u dënua me 25 vjet burg. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi shprehet mirënjohës ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, kanë qëndruar pranë familjes së tij ndër vite, gjatë procesit gjyqësor ndaj babait të tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Ai shtoi më tej se sapo të kthehet në Kosovë do t’i bashkëngjitet zërit të atyre që protestuan dhe u solidarizuan, ndërkohë theksoi se “kjo betejë nuk ka mbaruar”.
"Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti, ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit. Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bëtë krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të Babit dhe shokëve të tij. Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj, sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet dhe maturi. Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë, ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim," tha Endri Thaçi./Dosja.al

endrit thaçi hashim thaci
Politike
16 September 2026, 21:52
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializu...
Politike
16 September 2026, 21:36
G.M
Kryeministria
TIRANË- Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Vendimi ës...
Politike
16 September 2026, 21:22
E. D
Wesley Clark
HAGË- Gjenerali i NATO-s Wesley Clark, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila dënoi m...
Politike
16 September 2026, 19:59
E. D
Rexhep Meidani
KOSOVË- Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagë...
Politike
16 September 2026, 19:44
E. D
Sala Jashar
KOSOVË- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar nisjen e procedurave institucionale p&eum...
Politike
16 September 2026, 19:07
G.M
Sali Berisha
KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte i pranishëm ditën e sotme në Kuvendin zgjedhor të deg...
Politike
16 September 2026, 19:05
G.M
Sali Berisha
KRUJË- Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin e degës s&e...
Politike
16 September 2026, 18:59
G.M
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas vendimit të Dhomave të S...
Politike
16 September 2026, 18:48
E. D
SPAK
TIRANË- Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi janë paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e&n...
Politike
16 September 2026, 18:38
G.M
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Pesë persona i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar heqjen e masave të s...