Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Sipas Stolaj, klubet sportive nuk janë vetëm ekipe futbolli, por pjesë e identitetit të qyteteve dhe një hapësirë ku bashkohet komuniteti, ndërsa theksoi se u ofrojnë të rinjve mundësi për t'u angazhuar në sport.
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me reformën e re territoriale e cila është propozuar nga mazhoranca, ku parashikon shkrirjen e disa bashkive. Përmes një deklarate, sekretarit të Departamentit të Sporteve në PD, Albano Stolaj ka deklaruar se shkrirja e bashkive rrezikon klubet sportive.
Në këtë pikë ai shtron pyetjen: Çfarë do të ndodhë me klubet sportive të bashkive që do të shkrihen? dhe Kush do t’i financojë këto klube pas shkrirjes së bashkive?
Sipas Stolaj, klubet sportive nuk janë vetëm ekipe futbolli, por pjesë e identitetit të qyteteve dhe një hapësirë ku bashkohet komuniteti, ndërsa theksoi se u ofrojnë të rinjve mundësi për t'u angazhuar në sport.
Në fund, ai i kërkon qeverisë të sqarojë se çfarë do të ndodhë me financimin e klubeve, pronësinë e tyre, stadiumet, pallatet e sportit, terrenet sportive dhe akademitë e të rinjve pas zbatimit të reformës territoriale.
Deklaratë e sekretarit të Departamentit të Sporteve në PD, Albano Stolaj
Prej vitesh, komuniteti sportiv shqiptar pret një gjë thelbësore: një Ligj për Sportin që krijon kushte reale për financimin dhe zhvillimin e klubeve, mbështet sportistët dhe trajnerët dhe u jep perspektivë mijëra fëmijëve e të rinjve në të gjithë Shqipërinë.
Por, në vend të një reforme që i jep frymëmarrje sportit, qeveria e Edi Ramës propozon shkrirjen e 15 bashkive, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e klubeve sportive që financohen dhe mbahen gjallë prej tyre.
Partia Demokratike ngre alarmin për një pasojë të këtij procesi për të cilën deri tani pothuajse nuk është folur:
Çfarë do të ndodhë me klubet sportive të bashkive që do të shkrihen?
Kur shkrihet Bashkia Cërrik, çfarë do të ndodhë me Turbinën?
Kur shkrihet Bashkia Patos, çfarë do të ndodhë me Albpetrolin?
Kur shkrihet Bashkia Maliq, çfarë do të ndodhë me klubin dhe me një komunitet tifozësh që vazhdon ta mbështesë atë çdo javë, pavarësisht rezultateve?
Dhe çfarë do të ndodhë me klubet dhe aktivitetin sportiv në Memaliaj, Dimal, Klos dhe qytetet e tjera që preken nga reforma?
Këta që përmenda e të tjera si ata, nuk janë vetëm ekipe futbolli. Për shumë qytete të vogla klubi sportiv është pjesë e identitetit të qytetit, një nga aktivitetet e pakta që mbledh komunitetin, krijon jetë sociale dhe u ofron fëmijëve dhe të rinjve një mundësi për t’u marrë me sport.
Prandaj, përpara se të vendosë shkrirjen e bashkive, qeveria duhet t’u përgjigjet qytetarëve:
Kush do t’i financojë këto klube pas shkrirjes së bashkive?
Kush do të marrë pronësinë dhe administrimin e tyre?
Çfarë do të ndodhë me stadiumet, pallatet e sportit, terrenet sportive dhe akademitë e të rinjve?
A ekziston një plan për garantimin e vazhdimësisë së klubeve, apo ato do të lihen të zhduken së bashku me bashkitë që i financojnë?
Partia Demokratike e ka kundërshtuar reformën e njëanshme territoriale si ‘hartë elektorale’, por ne e kundërshtojmë edhe si dëmtim të identiteteve lokale, dhe këtu nuk mund të lëmë jashtë edhe ekipet sportive të këtyre bashkive, të cilat PS kërkon t’i kalojë në gijotinë për synime elektorale.
Kur shuhet një klub, nuk humbet vetëm një ekip, por edhe një pjesë e identitetit të qytetit. Një traditë, e cila edhe pse nuk mund të jetë e madhe dhe e famshme, ka gjënë thelbësore, që na bën njerëz: hapësirën ku bashkohet komuniteti.
Ata mijra vetë që dalin prej 69 ditësh në protestë, janë aty edhe për këtë qëllim. Jo vetëm për zonat e mbrojtura dhe korrupsionin qeveritar, por edhe ‘flamingot’ e pambrojtura të bashkive të vogla që përfaqësojnë komunitete dhe tradita të spikatura e të mëvetshme lokale, përfshirë këtu edhe ekipet e mijëra zemrave nga Patosi në Maliq.
Në fund një mesazh për Kryeministrin, që përditë rrëzon diçka të përbashkët të shqiptarëve dhe ngre kulla të përveçme të oligarkëve dhe narkoeurove: është koha e rrëzimit tënd dhe shpëtimit të Shqipërisë!/Dosja.al
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika. Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se Kosova ndodhet n&eum...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i LVV-së, Albin Kurti KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dh...
Albin Kurti KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albi...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur shqetësim për rregulloren e re të GJKKO-së, duke e konsideruar at&e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka folur për rrugëtimin e...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar një rast, ku ujësjellësi i Elbasanit ka gjobitur një familjeje që...
Albin Kurti KOSOVË- Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, n...
Foto ilustruse Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4. Kryeministri Edi Ram...
Luçiano Boçi TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, deklaroi se Partia Demo...
Foto ilustruse Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, nuk u ...