LIVE UPDATES
Politike

"Largimi i Edi Ramës është jetik"/ Berisha: Duhet të bëjmë gjithçka ta largojmë këtë njeri, ai e shndërroi drogën në filozofi qeverisjeje

Ai e ka cilësuar largimin e tij si jetik duke thënë se ai e ka dëmtuar ekzistencën e shqiptarëve më shumë se ndonjë faktor natyror.

10 September 2026, 21:51 Nga G.M

"Largimi i Edi Ramës është jetik"/ Berisha: Duhet

SHBA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se e vetmja betejë e cila ka mbetur për tu fituar është ajo e largimit të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste me Çim Pekën, Berisha e ka cilësuar largimin e tij si jetik duke thënë se ai e ka dëmtuar ekzistencën e shqiptarëve më shumë se ndonjë faktor natyror.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka bërë një koment në lidhje me shokun demografik që vendi ka pësuar. Ai ka kërkuar që Edi Rama të largohet menjëherë duke e akuzuar se e ka kthyer drogën në një filozofi qeverisjeje.

Çim Peka: Kur u sanksionuat në fakt, të gjithë menduan se ju e përfunduat. Të gjithë thanë Sali Berisha nuk ka çfarë beteje bën, kjo më shumë sesa ta dëmtojë në aspektin ligjor, është ta izolojë, t'i thojë shko në shtëpi. Thonit në zyrën e sekretarit të shtetit Blinken, të gjithë thanë ky njeri është i pakuptimtë. Betejën morale me shqiptarët e fituat që në atë moment. Ai ka qenë piku kulminant i fitores së betejës morale. Ish-presidentit, ish-kryeministrit që nuk ka frikë t'i hedhë në gjyq sekretarin e shtetit. Sekretarin e shtetit që në një farë forme edhe komandonte drejtësinë në Shqipëri, po thotë se ndjehej shumë i fortë dhe shumë i pastër me veten. Pastaj njerëzit thanë kaq e kishte, e fitoi betejën morale. Ju futet garës dhe betejës për ta çliruar Partinë Demokratike nga Lulzim Basha. Askush nuk mendoi se mund ta rimerte një të vulën. A e dini që e morët, duke mundur në 2015-ën dhe duke rikthyer Partinë Demokratike tek baza e saj. I morët kryetarët, i quajtët anëtarësisë. Në atë kohë kjo ishte në një farë forme sllogan dhe ishte e vërtetë. E fituat dhe këtë thanë, tani Sali Berisha nuk ka më çfarë beteje të fitojë dhe do të... ja arriti qëllimit. Erdhi heqja e 'non grata-s', e fituat dhe këtë. U hoq sanksioni, prapë shqiptarët thanë s'ka çfarë fiton më, e fitoi dhe këtë. Erdhi dhe vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të jeni në një sallë me presidentin Trump. Pa u bërë as grua e Bilalit dhe as pa paguar si Edi Rama. Shqiptarët thanë çfarë ka për të fituar më? E fitoi dhe këtë. A ka gjë më për të fituar Sali Berisha?

Sali Berisha: Për vete, jo absolutisht. Në betejë po. Në betejë largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është jetik. Domethënë, ky është një regjim që në disa aspekte janë lule, dëmet që i ka bërë diktatura komuniste me këtë që po i bën diktatura e drogës.

Duhen 50 vite, 50 vite për të patur treguesin e lindshmërisë që kishim para këtyre viteve. Po kjo është e tmerrshme. Dhe 50 vite me politikë popullimi. Ky e ka dëmtuar shqiptarët në ekzistencën e tyre sa asnjë pushtim apo faktor tjetër natyror. Çdo ditë që kalon, Shqipëria më poshtë zbret. Të gjitha kompensohen, të gjitha u jepet zgjidhje.

Shoku demografik që pësuam ne, me politikat më të mira sot, ne kemi në Shqipëri lindjen e fëmijëve aq sa rritej 100 vite më parë. Për të arritur tek lindshmëria e para narkoshtetit, që duhen edhe 40-50 vite. Kështu që nuk mund të largohet kush nga kjo front, nga kjo betejë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka ta largojmë këtë njeri që... e shndërroi drogën në filozofi qeverisjeje. Ky po përfundon bandit, më i keq se ata që i mbështet. Merr aktin e fundit. Dy biznesmenë, katrafyell, njëri me dokumente, me certifikata e me të tjera dhe tjetri po ashtu tjetër, del kapobandoja dhe u thotë 'Katrafyell, ju... ajo tokë është e imja, e shtetit'.

Si mund të jetë e shtetit, toka që e ka blerë tjetri dhe e ka... atë mund t'ia konfiskosh kur ka shkelur ligjin, por që kryeministri të dalë të nesërmen e të thotë se 'unë mora tokën', ai tregon se është vetëm kapobandë dhe asgjë tjetër, s'ka asnjë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin