6 February 2023, 12:10
Nga f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot se Kryeministri Edi Rama ka patur një raport tejet të ngushtë me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, një ditë pas intervistës së Alison Guerrieros për "Euroneës Albania" ku u zbuluan të tjera të dhëna për marrëdhënien Rama-McGonigal, kryedemokrati tha se fotot janë shkrepur në Kryeministri dhe ambiente të tjera private.
Sali Berisha: Kjo grua kishte nuhatur raportin dhe marrëdhëniet e errëta të të dashurit të saj me mafiozin Edi Rama. Në këtë kontekst unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë kriminale të bashkëpunimit McGonigal- Edi Rama. Në dosjen shqiptare, gjithçka ekziston, gjithçka ekziston. Edi Rama, këshilltari Dorian Duçka dhe miku i tij, Agron Neza. është një dosje e tërë ku lakohet emri i Edi Ramës 14 herë dhe personat A dhe B, po kaq herë. Alison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie të cilat më detyruan mua të denoncoj partnerin për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte siç tha edhe fotografi të shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në Kryeministri, dreka dhe darka, në Shqipëri dhe restorantet më të kushtueshme të Neë York. Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte, tmerrësisht i rëndë, sepse Edi Rama, arriti të angazhojë fuqinë e FBI për të shkatërruar opozitën shqiptare.
Deklarata e kreut të PD vjen një ditë pasi ish-e dashura e Charles McGonigal rrëfeu në Euronews Albania, njohurinë e saj për lidhjen Rama-McGonigal. Alison Guerriero tha se Rama dhe McgGonigal komunikonin përmes një aplikacioni të posaccëm "Viasat", hanin darka dhe dreka si dhe kishin një komunikim të rregulltë./Dosja.al
sali berisha edi rama arrestohet charles mcgonigal
Politike
6 February 2023, 09:31
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një tjetër dokument është shpërndarë në faqen e "Homeland Justice" në rrjetin social T...
Politike
6 February 2023, 09:18
A.B
Olta Xhacka
TIRANË- Shqipëria do të ofrojë ndihmën e saj për Turqinë dhe Sirinë, të cilat u goditën nga t...
Politike
6 February 2023, 08:57
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetë e humbura nga tërmeti shkatë...
Politike
5 February 2023, 21:10
I.A
Allison Guerriero
SHBA- Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, së fundmi ka dhënë detaje p...
Politike
4 February 2023, 23:05
k.m.
Posterat në Tiranë
TIRANË- Edhe 7 ditë kanë mbetur nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet para Kryeministrisë...
Politike
4 February 2023, 19:11
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, është shprehur se kryeministri Edi Rama është gati të bëjë gjithç...
Politike
4 February 2023, 17:48
k.m.
Edi, Zaho dhe Linda Rama
TIRANË- Edhe pse nuk shkoi në Kuvendin e Shqipërisë për t'u përballur me pyetjet e deputetëve t...
Politike
4 February 2023, 17:23
k.m.
Lefter Gështenja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i cili mbështet grupimin e Enkelejd Alibeajt, ka d...
Politike
4 February 2023, 14:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ...
Politike
4 February 2023, 13:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur nëse do ta bënte banorin e Big Brother Vip, këngëtarin...