https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike”/ Rama premton realizimin e një prej kërkesave të protestuesve: Ligjin për zonat e Mbrojtura duhet ta bëjmë sipas standarteve të BE(VIDEO)
Megjithatë ai e vlerësoi këtë ligj, duke thënë se është nga më të mirët që ka vendi.
14 July 2026, 20:19Nga E.d
Edi Rama
BRUKSEL- Lideri i qeverisë, Edi Rama deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka përmbushur misionin e tij. Gjatë fjalës së tij në Konferencës së 9-të Ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel, Rama premtoi realizimin e një prej kërkesave të protestuesve, atë të ligjit për zonat e Mbrojtura.
Në kuadër të kësaj, kryeministri Rama theksoi se ligjn për zonat e Mbrojtura do bëhet sipas standarteve të BE. Megjithatë ai e vlerësoi këtë ligj, duke thënë se është nga më të mirët që ka vendi. Në fund, Rama nënvizoi se duhet të ndryshohet gjithçka që nuk është në pajtim me standardet evropiane.
Kryeministri Edi Rama:Edhe diçka tjetër sepse dua të sigurohem që nuk ka një tjetër keqinterpretim të formulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, që është diçka për të cilën kemi rënë dakord, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin për ligjin e ri. Ndërsa për ligjin e Zonave të Mbrojtura, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që e ka kërkuar këtë, por në fakt këtë ligj do ta rishikojmë mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe do të ndryshojmë brenda këtij ligji gjithçka që nuk është në përputhje me standardet europiane.Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërkohë që ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europianShfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, janë dy gjëra të ndryshme, thjesht sa për mos humbur në përkthim, siç ndodh./Dosja.al