https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Nikolla i ndërpreu fjalën, Noka i fyn bilbilit tek veshi i Toni Gogut, socialisti nxehet: Burrë i frustruar, ora e drejtësisë po të vjen (Çfarë di?)
Pas kësaj, është marrë vendimi që deputeti Flamur Noka të përjashtohet, por ai nuk ka lënë sallën, ndërsa Gogu i tha se Noka kishte frikë nga drejtësia.
13 February 2023, 18:20Nga k.m.
Toni Gogu dhe Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu nisi që të mbante fjalën e tij në Kuvend, por pranë tij ka shkuar demokrati Flamur Noka, i cili po i frynte me një bilbil në vesh. Pas kësaj, është marrë vendimi që deputeti Flamur Noka të përjashtohet, por ai nuk ka lënë sallën, ndërsa Gogu i tha se Noka kishte frikë nga drejtësia.
PJESË NGA DEBATI:
Flamur Noka: Më jep fjalën moj. Lindita Nikolla: Të të vijë turp zoti Noka për sjelljen. Të tërheq vëmendjen. Toni Gogu: Ky zotëria që i bie bilbilit bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e shqiptarëve e kuptojnë ç'do të thotë tërmet, vetëm ky nuk e kupton se është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë prandaj bën kështu. Fjalën nuk ma ke dhënë ti, shko ulu atje. Këtu ka burra të frustruar nga drejtësia. Nikolla: Po më detyroni të marr masa zoti Noka Noka: Vazhdo me masat ti...Tërmeti McGonigal. Toni Gogu: Ky zotëria kur binte tërmeti ishte duke mallkuar zjarrfikët dhe njerëzit që shpëtonin jetë. Nikolla: Kërkoj 5 minuta pushim dhe ju lutem thirrni arsyes.